BERISHA:Rekord i zi boteror vjedhje e Lal Plehu-Ligjfusha

BERISHA:Rekord i zi boteror vjedhje e Lal Plehu-Ligjfusha

109
0
Shares

Ne nje postim ne facebook ish kryeministri Sali Berisha ka thene se mediat kane informuar nje supervjedhje nga Kryetari I Bashkise Tirane Erion Veliaj.

Postimi I plote:

Rekord i zi boteror vjedhje e Lal Plehu-Ligjfusha!
40 milione euro per km standarti i hajnise Lal Plehu-Ligjfusha!
Te dashur miq, mediat informojne nje supervjedhje te Lal Plehut me famozin Fusha apo siç thirret tani nga kodin e mafies “Ligjfusha” per shkak te ligjit per teatrin qe votoi narkomazhoranca per kompanine Fusha dhe qe u hodh poshte nga Komisioni Europian.

Sipas mediave vetem per rishtrimin me pllaka te 610 m te Bulevardit Zogu i Pare, Lal Plehu dhe Ligjfusha kane vendosur te shpenzojne (ndajne se bashku) 6,1 milione euro. Sipas ketij pazari te felliqur per 1 km pllaka ne bulevard do shpenzoheshin 10 milione euro.

Specialisti i ndertimit shkruan se keto shpenzime perfaqesojne vetem 1/4 e kostos totale per ndertimin nga e para te nje km bulevard cka do te thote se ndertimi nga e para e 1 km sipas standarteve te tmerrshme te hajnise Lal Plehu-Ligjfusha do te kushtonte rreth 40 milione euro nderkohe ju rikujtoj miq se 1 km ne tunelin e Krrabes ka kushtuar 14 milion euro.
Kio eshte nje nga vjedhjet me klamoroze ne historine e ndertimeve ne bote! sv

I dashur dr po lexoj keto dite ne media per aferen me korruptive qe kam ndegjuar ndonjeher se shtrimi i plakave ne Bulevardin Zogu i pare me nje gjatesi 0,61 km pra 660 m me shumen stratosferike 6,1 milion euro
Si inxhineri i kesaj fushe mund te ju pohoj me pergjegjesi te plote se ku çmim eshte mbi absurd stratosferik dhjetra here me i larte se sa kostoja reale e shtrimit me pllaka te Bulevardit te cilin vet Edi Rama kryetar bashkie e shtroj me pllaka te kuqerremta pak vite me pare.

Kjo vedhje klamoroze per shtrimin me pllaka te 0 ,61 km me 6,1 milion euro do te thot po te ishte 1 km do kushtonte 10 milion euro nderkoh qe kjo perben vetem 1/4 e kostos se ndertimit te nje km bulevard. Pra ndertimi nga e para e 1 km sipas ketyre çmimeve, standarteve qe jane dhjetra here me te larta se sa ato te manualeve europiane dhe nderkombetare shkone ne rreth 40 milion euro km.

Lexoni raportimin e gazetarit investigativ. sv
Bulevardi ‘Fusha’/ dhe Shkëlqimi i Lali Erit
Lajmi i ditëve të fundit se kompania ‘Fusha’ Shpk ka marrë nga Erion Veliaj edhe tenderin 6.1 milionë euro për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’, nuk ka çuditur më askënd. As fakti se kontrata është nënshkruar më 26 qershor, pra tre ditë para kurorëzimit farsë të kryebashkiakut në zgjedhjet një partiake nuk përbën ndonjë habi. Madje edhe fakti se në këtë kontratë të re nuk precizohen punimet që do kryhen në këtë segment rreth 610 metra të gjatë, nga sheshi ‘Skënderbej’ deri te busti i Ahmet Zogut, kaloi si një gjë e zakonshme.

Sepse tashmë është bërë normale që Lali dhe Shkëlqimi të shkëmbejnë favore me njëri tjetrin. Natyrisht kompania Fusha ShPK është një kliente e rregullt e gjithë rilindjes e imponuar aty prej Edi Ramës. Ajo ka përfituar afro 90 milionë euro para publike duke akaparuar për vete, përpos projekteve të mëdha e të njohura si sheshi Skënderbej apo 6 kullat në tokë shtetërore pas Teatrit Kombëtar edhe rikonstruktimin e bulevardit të Vlorës, sheshin para portit në Durrës, restaurimin e Ministrisë së Brendshme, pyllëzimin e Kodrës së Currilave, ndërtimin e shëtitores së Himarës, ndërtime shkollash, rehabilitime universitetesh e pa fund punë publike.


Ajo që bie në sy në gjithë këtë shllafari është se punët publike kompania e Shkëlqim Demir Fushës i merr në mënyrë abuzive: ose pa zhvilluar fare garë apo tender sipas procedurës së njohur “me negocim, pa shpallje”, ose me “gara” ku është konkurent i vetëm, ose edhe më tej me fitore aty ku jep çmimin më të lartë.
Tabela e mëposhtme tregon të gjithë paratë publike që ka fituar Fusha ShPK deri në korrikun e një viti më parë ku vihet re kjo praktikë.

Natyrisht të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe njeriu u palodhur i punës Erion Veliaj. Që nga dita kur kryeson Bashkinë e Tiranës ai është treguar zemërgjerë me plot 43 kontarta për mikun e tij Shkëlqim. Edhe këtu praktika vazhdon të jetë po njësoj. 1/3 e kontaratave janë të tipit me negocim pa shpallje, në të cilat rrezulton se Fusha ka talent për gjithçka edhe për të menaxhuar parkingjet edhe për të mbjellë drunj dekorativë edhe për të ndërtuar rrugë edhe për të pastruar qytetin.

Dhe megjithë kritikat e shumta bashkia e njerzve të palodhur nuk është ndalur asnjëherë. Në mars të këtij viti, përsëri pa garë, Fusha SHPK mori një tender për shërbimin e pastrimit të terminaleve të Tiranës, me fond prej 9.3 milionë lekësh.

Ajo vazhdoi praktikën e zhdukjes së konkurencës të kthyer tashmë në rutinë pasi Erion Veliaj ka rrefuzuar të hapi garë edhe për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore të qytetit (330 milionë lekë) dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik (154 milionë lekë).

Prandaj askush nuk u habit kur doli lajmi i ri se qe përsëri firma Fusha që fitoi të drejtën e rikonstruktimit të bulevardit Zogu I, me një fond prej 6.1 milionë eurosh. Tani po i duket të gjithëve normale t’i ushqejmë Erionin dhe Shkëlqimin me paratë tona./Marrë nga Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY