“GODET” Basha: Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike

“GODET” Basha: Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike

90
0
Shares

Kryetari I Partisë Demokratike ka mbajtur sot një deklaratë ku ka folur për datën e re të zgjedhjeve.

Basha ka treguar edhe njëherë qëndrimin e opozitës për këtë datë.

“Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht.

Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.

Basha: Edi Rama është në fund të rrugës politike. Paratë nuk e shpëtojnë dot më. Ai ka tradhëtuar Shqipërinë.

Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda.

Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik.

Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.

E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më.

Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.

Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.

Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit.

Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë.

Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Sicc ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sicc kishte dikur nga ata që Donin Babën.

Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë.

Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale.

Edi Rama nuk do të mund të qendrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit.

Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen.

Basha: Largimi i Ramës në interes të Shqipërisë dhe Europës. Vendi i tij është në burg.

Por ikja e Ramës sot është, gjithashtu, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE.

Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria. Me Edi Ramën në krye Evropa do tw ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.

Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në ccdo kryeqytet të Evropës

Kllouni që bëri për të qeshur Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, tashmë është lakuriq si njeri i lidhur me krimin.

Dhe në botën demokratike perëndimore ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY