Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryetari i Bashkisë Tiranë : Do ndërtojmë një terren sportiv në çdo muaj

25/06/2019
Kryetari i Bashkisë Tiranë :  Do ndërtojmë një terren sportiv në çdo muaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga fushat e reja multisportive në Parkun e Madh të Liqenit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sportist dhe përfaqësues të shoqatave të sportit në Tiranë, bëri të ditur se puna e bërë në këtë mandat të parë do të vijojë edhe në 4 vitet e ardhshme, por me një ritëm edhe më të madh.

Ai theksoi se ashtu siç është vepruar me këndet e lojërave, bashkia e Tiranës në 4 vitet e ardhshme do të synojë të ndërtojë një terren sportiv çdo muaj.

“Një nga gjërat që kemi menduar dhe që duam të vazhdojmë ta bëjmë është siç kemi ecur me këndet e lodrave, ku kemi ndërtuar një kënd lodrash çdo muaj në Tiranë, në 46 muajt e fundit, unë do të doja që në 46 muajt e ardhshëm të ndërtonim një terren të tillë sportiv në çdo cep të lirë të Tiranës, ku ne mund të bëjmë një investim me të njëjtën cilësi që është punuar këtu”, tha Veliaj.

Gjithashtu për të masivizuar pjesëmarrjen në sportet e ndryshme edhe si një mënyrë për të jetuar shëndetshëm të brezit të ardhshëm, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës theksoi se do të synohet që ashtu siç u veprua me shkollat, të hapen terrene sportive edhe në kopshtet.

“Një nga gjërat që e kam sfidë personale për mandatin tjetër është të sigurohemi që kjo të shtrihet në 300 institucionet tona dhe kur them në të 300 institucionet tona, përfshij edhe kopshtet, edhe shkollat që janë në periferi dhe në fshat. Pse them kopshtet?

Para ca kohësh, ndoshta një viti, pata një takim me Lorik Canën dhe ai më provokoi me idenë e futjes së kalçetove dhe të fushave në kopsht.

Thashë në kopsht, 4 apo 5 vjeç ata do të lozin futboll? Por Loriku më bindi se në atë moshë ende nuk janë ndarë rolet dhe stereotipet e shoqërisë tonë.

E kemi pilotuar në 2 kopshte, në kopshtin “Xixëllonjat” te Fusha e Aviacionit dhe në një kopsht në Kombinat dhe një nga gjërat që dua të bëj bashkë me ata që do të ofrohen si trajnerë ose do të marrin përsipër një kopsht që të kemi mundësi edhe në kopshte të tjera ta vendosim, pra ta zgjerojmë pak fashën kohore ku ne fusim sportet komunitare, duke e filluar që në moshë të vogël.

Patjetër që do të duhet që të investojmë në buxhet dhe që do të duhet që ta mbështesim financiarisht dhe me zi pres që ta shtrijmë”, theksoi më tej Veliaj.

Po ashtu ai u shpreh se e njëjta gjë si me shkollat e Tiranës do të veprohet me nxitjen e sportit edhe në shkollat e zonave periferike dhe rurale.

“Shoh që kemi një hendek, po shkëlqen dhe po lulëzon sporti në shkollat e Tiranës në qytet, por kemi një hendek në shkollat në fshat. Ndërkohë që sapo ndërtuam terrene sportive të paimagjinueshme me qeverinë austriake dhe zvicerane në Katundin e Ri që është qendra e Kasharit, në Vërri që është qendra e Shën Gjergjit.

Kështu që për sa kohë që investimi fizik po shkon edhe në këto komunitete, nuk shoh asnjë arsye që me disa pagesa të Bashkisë së Tiranës ne të subvencionojmë një nga klubet që përveç se të menaxhojë një shkollë në Tiranë, të mund ta menaxhojë kundrejt pagesës, me mësues jashtë orarit të mësimit ose qoftë edhe me mësuesit e shkollës ekzistuese, por të monitorohet nga ndonjë nga shoqatat tona, edhe në shkollat e periferisë”, përfundoi Veliaj.

Tags: sportiveterrenetiraneveliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.