“Rama ka kapur Prokurorinë”, Balliu: Kërkohet arrest shtëpie për Avdylajt dhe burg...

“Rama ka kapur Prokurorinë”, Balliu: Kërkohet arrest shtëpie për Avdylajt dhe burg për qytetarët

94
0
Shares

Ish-deputeti Klevis Balliu është paraqitur sërish ditën e sotme në Gjykatë, për të marrë vendimin lidhur me arrestimin që iu bë disa ditë më parë teksa po mbronte banorët e Astirit.

Kujtojmë se Prokuroria kërkon burg për ish-deputetin, ndërsa ai shprehet se nuk ka frikë nga arrestimet politike.

Balliu, në një deklaratë për mediat, nënvizoi se Rama ka kapur Prokurorinë, e cila lë në “arrest shtëpie” banditët e kriminelët, ndërsa lë në burg protestuesit.

“Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Edi Rama ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’. Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës”, tha Balliu.

LIVE – Klevis Balliu, deklaratë për mediat, pas seancës në Gjykaten e Apelit, ku prokuroria kërkon serish burg per ish-deputetin e opozitës, pse doli në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re.

LIVE – Klevis Balliu, deklaratë për mediat, pas seancës në Gjykaten e Apelit, ku prokuroria kërkon serish burg per ish-deputetin e opozitës, pse doli në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 5 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY