Mediat serbe dramatizojnë situatën e arrestimeve, ushtria dhe policia në gjendje gatishmërie...

Mediat serbe dramatizojnë situatën e arrestimeve, ushtria dhe policia në gjendje gatishmërie për luftë

111
0
Shares

Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar, duket se situata eshte tensionuar.

Shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie, raporton Express.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka ” hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës në veri të Mitrovicës kanë mbetur të arrestuar 13 anëtarë serbë e që njëherësh janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas Tanjug të Serbisë, Njësitë Speciale kanë arrestuar 13 persona në këtë aksion i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit. Ndryshe, nga ky aksion raportohet të kenë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Në mesin e të arrestuarave është edhe komandanti i policisë në Zubin Potok.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY