Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit, që sipas tij ka përballuar me profesionalizëm protesën e opozitës.
Rama i uron shërim të shpejtë policëve të plagosur dhe premton ndëshkim për për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve.
Postimi i Ramës:
Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/