VIDEO/ Takim me strukturat e Tiranës, Bardhi: “Në 11 Maj le të...

VIDEO/ Takim me strukturat e Tiranës, Bardhi: “Në 11 Maj le të rrëzojmë modelin Rama…”

110
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me strukturat e degës 4 në kryeqytet, ndërsa ndau disa karta antarësie.

Sipas Bardhit, beteja e opozitës nuk është për pushtet, por për të ardhmen e vendit, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të ndërtojë një model diktatorial.

TAKIMI I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI ME DEGËN 4 NË TIRANË ME RASTIN E ANËTARËSIMEVE TË REJA

Me qindra qytetarë i janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë javës së fundit duke u bërë pjesë e procesit të hapjes dhe forcimit të saj në një nga momentet më të vështira për vendin. Në degën 4 të PD në Tiranë, Sekretari i Përgjithshem, Gazment Bardhi, tha se bashkimi në këtë moment i qytetarëve me Partinë Demokratike, është një mision historik për të rrëzuar modelin qeverisës të Edi Ramës.

“Ky është modeli që u blen votat njerëzve, pastaj i varfëron ata, duke e përdorur pushtetin e blerë për t’u pasuruar për vete në kurriz të interesave të qytetarëve, për të mos dhënë asnjëherë llogari dhe për t’i blerë prapë në ditën e caktuar për zgjedhje. Këtij modeli ne kemi vendosur t’i japim fund, duke bërë tani betejën për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është një luftë për pushtet, por për themelin e demokracisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme prodhojnë një qeveri normale që qeveris për njerëz normalë, jo një qeveri si kjo që kemi sot, që fut në burg hallexhinj dhe nxjerr nga burgu kriminelët. Zgjedhjet demokratike do të prodhojnë një qeveri demokratike dhe një qeverisje normale, një politikë larg bandave, një politikë që nuk grabit dhe vjedh njerëzit e thjeshtë, por punon për mirëqenien e tyre”- tha zoti Bardhi.

Seketari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se këto 3 muaj betejë përkrah qytetarëve dhe pa imunitet parlamentar, kanë sjellë 3 efekte pozitive: zëri i shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci të vërtetë europiane është dëgjuarvnë mbarë botën, besimi tek PD është rritur si kurrë me parë dhe, paralelisht me të, është rritur frika tek Edi Rama, i cili e di më mirë se kushdo se pushteti i tij kriminal është drejt fundit.

“Sot i vetmi që ka frikë është Edi Rama. Në një kohë kur BE kërkon luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend që të forcojë masat ndëshkuese për të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar, ka një javë që flet se sa do ta shtojë dënimin për ata që protestojnë. A thua se po tremb ndonjërin nga ju. Përgjigjen më të bukur ia dha një i ri nga Lezha, që i bashkohej Partisë Demokratike. Nuk ishte më shumë se 25 vjeç. Ai i tha Edi Ramës se nuk tremb askënd me burg dhe nëse do të duhet që për demokracinëunë ai të shkojë në burg,unë – tha i riu- jam i pari që do të shkoj në burg.”- u shpreh Gazment Bardhi.

Duke shprehur mirënjohjen për vendosmërinë e qytetarëve për t’iu shkuar betejës deri në fund, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se protesta kombëtare e 11 majit është një betejë tjetër e rëndësishme për Shqipërinë.

“Mos ngurroni të kontaktoni edhe socialistë, edhe njerëz pa parti . Trokisni në çdo derë, sepse shumë prej tyre janë të zhgënjyer dhe kanë dyfish arsye për të protestuar deri në largimin e atij që keqpërdori besimin e tyre, i mashtroi dhe i vodhi. Edi Rama ka 21 vjet në politikë, por ai është një nga politikanët me më shumë eksperiencë politike që i ka dhënë më pak Shqipërisë. Sa herë ka qeverisur, ka bërë vetëm dëme.”- u shpreh zoti Bardhi, duke theksuar edhe njëherë kënaqësinë që të rinjtë vazhdojnë të shohin PD si shpresën më të madhe për të ardhmen e tyre.

Edhe i deleguari i PD në degën 4, Gent Strazimiri, e vlerësoi si një moment shpresëdhënës afrimin e të rinjve dhe anëtarësimin e tyre në PD. Z. Strazimiri vuri në dukje se ky është një moment historik, i ngjashëm me atë të 3 dekadave më parë, kur u rrëzua regjimi diktatorial dhe lindi pluralizmi politik.

“Sot nuk është vetëm dëshira për t’u marrë me politikë dhe për t’u angazhuar në atë parti që ke besimin tradicional, familjar, historik, sot është një moment më shumë patriotik. Sot është një ditë anëtarësimi po aq e rëndësishme sa ç’ka qenë 21 shkurti i vitit 1991, sa ç’ka qenë dhjetori i vitit ’90. Një pjesë e jona kemi pasur fatin të anëtarësohemi në Partinë Demokratike në këto data, ndërsa ju sot keni sot mundësinë e tretë historike për t’i shërbyer Shqipërisë, për të bërë aktin tuaj patriotik, për t’u mbledhur të gjithë bashkë për të shpëtuar vendin nga kjo e keqe e madhe. Sigurisht 11 Maji do të jetë një nga ato data. Do të jetë një gur kilometrik që do të rishkruhet me gërma të arta historia e Shqipërisë.”- u shpreh Gent Strazimiri në aktivin e degës 4 të PD në Tiranë, ku u anërësuan për herë të parë disa dhjetëra të rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY