Shqiptari me i kerkuar nga Interpoli i iken policise britanike, fotot

Shqiptari me i kerkuar nga Interpoli i iken policise britanike, fotot

149
0
Shares

Një vrasës i dënuar në listën e më të kërkuarve nga Interpoli është arratisur pasi u lirua me kusht, teksa ishte në pritje të ekstradimit.

Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, i cili kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar i fshehur në një kamion, kërkohet në Shqipëri ku edhe ka lindur, pasi është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një fermeri, shkruan gazeta britanike “Express”.

Gazeta shkruan se në tetor të vitit që lamë pas, gjyqtari Tan Ikram vendosi në gjykatën e magjistratëve në Westminster se Mahmutaj duhet të ekstradohet në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësisht se Mahmutaj kishte një varg dënimesh në Britani të Madhe, duke përfshirë posedimin e armëve të zjarrit, ai e liroi atë me kusht.

Në këtë kohë, rasti i tij iu referuar sekretarit të brendshëm Sajid Javid për një vendim përfundimtar sepse Mahmutaj është shtetas jo i BE-së.

Javid mbështeti vendimin në fund të vitit të kaluar, duke hapur rrugën për ekstradimin e tij.

Që nga ajo kohë, Mahmutaj ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe nuk është bërë i mundur vendimi i ekstradimit. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Mahmutaj është dënuar për vrasje, por e mohon akuzën. Ai pritet t’i nënshtrohet një rigjykimi kur të ekstradohet në Shqipëri, sepse gjyqi i parë është zhvilluar në mungesë.

Një zëdhënës i zyrës së “Home Office” tha: “Sekretari i Shtetit nënshkroi urdhrin e ekstradimit për Z. Mahmutaj në fund të vitit të kaluar dhe ne vazhdojmë të kërkojmë ekstradimin e tij.

“Vonesa në këtë rast është se Mahmutaj mungon pasi nuk i është përmbajtur kushteve të lirimit me kusht”.

Hektor-Mahmutaj-2

Fotoja e parë kur ka kryer vrasjen

Mahmutaj, i cili pretendon se ekstradimi do të shkelte të drejtat e tij njerëzore, është në listën më të kërkuarve të Interpolit për akuzat për vrasje me paramendim dhe prodhimin dhe posedimin e armëve ushtarake dhe municioneve.

Ai u dënua me 25 vjet burg pasi qëlloi mbi fermerin Gentjan Jahaj i vdekur në Shqipëri në korrik të vitit 1997.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY