Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet burgu i parë i hapur në Shqipëri, i burgosuri lë burgun në mëngjes, ja kur i duhet të kthehet pasdite

21/04/2019
Atentati në burgun e Vaqarit, lihet në burg Enea Ceka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit që ndodheshin në burgun e Vaqarrit janë transferuar në paraburgimin 313 në kryeqytet.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë për të ditur për oranews se shkak është bërë rikonstruksioni i burgut të Vaqarrit, i cili më pas do të kthehet në një burg të hapur, i pari në vendin tonë.

Bëhet fjalë për të dënuarit, të cilët gjykata përveç burgut jep dhe dënime të tjera alternative siç është qëndrimi në burg në darkë, ndërsa në mëngjes i dënuari të merret me aktivitet për të siguruar të ardhurat e familjes.

Ideja është që i burgosuri del nga burgu në mëngjes dhe shkon në vendin e punës. Pas përfundimit të punës ai menjëherë do të rikthehet në institucion dhe do të mbetet aty deri mëngjesin tjetër nëqoftëse ai nuk ka leje ose pushim.

Në institucion të burgosurit mund të marrin pjesë në aktivitete të kohës së lirë, të zhvillojnë aktivitete sportive dhe të përfitojnë në trajtimin e ofruar atje.

Shumicën e fundjavave i burgosuri mund ti kalojë me familjen e tij. Të burgosurve në një burg me regjim të hapur sigurisht që do tu duhet ti përmbahen në mënyrë strikte rregullave të specifikuara.

Konsumimi i alkoolit ose kthimi me vonesë mund të çojë zhvendosjen e të burgosurit në burgjet e mbyllura.

I burgosuri vendoset me miratimin e tij në një burg me regjim të hapur kur plotëson kushtet e veçanta për tu vendosur në një institucion të tillë dhe ky kalim nuk nënkupton që ai ti shpëtojë dënimit me burgim dhe as të abuzojë me mundësitë e ofruara nga burgjet e hapura për të kryer krime të tjera, thuhet në një lajm të transmetuar nga ora news.

Tags: burgu i vaqarrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

Lëvizje në qeveri? Alfred Lela hedh “shashkën” për Grida Dumën dhe Belinda Ballukun

25/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

MALLAKSTËR/ Bie në humnerë teksa rregullonte tubin e ujit, nxiret 8 orësh

25/08/2026
DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

DITA 87/ Protestuesit, thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën!

25/08/2026
Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

Agjenti i BIA serbe, para gazetarit Zeka. Publikohen materiale të dosjes nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Reagimi

25/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.