Berisha nxjerr videon: Ja si kisha më e vjetër në Shqipëri u...

Berisha nxjerr videon: Ja si kisha më e vjetër në Shqipëri u hodh në erë nga etërit e Ramës

112
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka sjellë një video të shkatërrimit të një objekti me vlerë historike në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga djegia e katedrales së famshme të Parisit Notre Dame për të gjitha vlerat që ajo përmban dhe trashëgiminë e shkëlqyer, ish-kryeministri Sali Berisha paralelisht tregon se çfarë u bëhet dhe objekteve me vlerë historike në vendin tonë.

Ai kujton atë që ndodhi në vitin 1969, kur u hodh në erë një monument kulture si Kisha e Vaut të Dejës. Por, duke publikuar pamjet e rralla, Berisha nuk ndalet vetëm këtu:

Kjo është Kisha e Vaut të Dejës, më e vjetra e Shqipërisë, – shkruan Berisha, – e cila në një akt genocidi kulturor, u hodh në erë me urdhër të etërve shpirtërorë dhe biologjikë të Edvin Ramës: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kristaq Rama, xhelatë të popullit shqiptar,-shkruan më tej Berisha.

Miq, kjo eshte Kisha e Vaut te Dejes, me e vjetra e Shqiperise, e cila ne nje akt genocidi kulturor u hodh ne ere me urdher te eterve shpirteror dhe biologjik te Edvin Rames; Enver Hoxha, Ramiz Alia, Kristaq Rama, xhelate te popullit shqiptar. sb

Publiée par Sali Berisha sur Mardi 16 avril 2019

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY