Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka postuar pak momente më parë një foto nga seanca gjyqësore e zhvilluar ditën e sotme, ku ai është marrë nën akuzë për dosjen e famshme ‘Babale’.
Salianji ka postuar një foto të shkrepur në ambientet e brendshme të Gjykatës, nga procesi i sotëm ndërsa vetë qëndron në foltore dhe pyetet nga gjyqtarët.
‘Përballje me llumin kudo ku e kërkojnë! Beteja me të keqen drejt fundit, ne nuk do të tërhiqemi derisa forca e ligjit të jetë me e fortë se krimi i organizuar’, ka shkruar Ervin Salianji krah fotos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/