Pas vendimit unanim të të gjitha partive opozitare për të djegur mandatet, ka reagua r edhe deputeti I Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.
Përmes një postimi në Facebook, deputeti I Durrësit shprehet se, mandatet janë të popullit dhe se pa shporrur Ramën nuk ka të ardhme për askënd.
Postimi I Bylykbashit:
Ne deputetët e Opozitës vendosëm t’ia dorëzojmë mandatet tona popullit. Ai është sovrani, ato mandate janë të tij dhe na i dha ta përfaqesojmë me dinjitet në një Kuvend demokratik, dhe jo në në Kuvend kriminelësh dhe të korruptuarish si ky që komandon Edi Rama. Tani fjalën a ka populli. Opozita do jetë në mes të tij, për të luftuar për zgjedhje të lira e të ndershme! Pa shporrur Ramën nuk ka te ardhme per askend!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/