VIDEO/’Je fatkeq, të duhet pak kohë të mësosh tezat bajate’ replika mes...

VIDEO/’Je fatkeq, të duhet pak kohë të mësosh tezat bajate’ replika mes Bashës dhe Lleshit

138
0
Shares

Ndërkohë në Kuvend ka patur dhe replika mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për situatën e rendit në vend.

Basha i ka thënë ministrit se i duhet pak kohë të mësojë tezat bajate të socialistëve.

Ka një shprehje të njohur për shqiptarët kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin. Duhet të pyesësh Ramën pse i promovoi ata që akuzohet se shtinë mbi ata që sollët për t’i vrarë. Këto janë çështje që socialistët i dinë fare mirë. Ty të duhet pak kohë për të mësuar tezat bajate. Je fatkeq se kur të tjerët janë zbythur duke treguar këto gënjeshtra ti je i fundit dhe kujton se po tregon gjëra të reja. Je dy herë fatkeq sepse kur unë punova dhe plotësova 150 kritere ndaj luftës ndaj krimit të organizuar dhe arrita të plotësimin e lëvizjes së lirë në shengen, ju e kishit mendjen si të krijonin alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë për vizat, por pa sukses. Ku e ka katandisur sot Shqipërinë shefi yt dhe propaganda juaj nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Evropës dhe Kolumbia e Evropës ku është rekordi i Ministrisë së Brendshme”- tha Basha.

Ndërkohë, ministri i është përgjigjur duke lavdëruar policinë dhe mohuar faktin se policia ka fshehur ngjarjen.

Protestoni kundër faktit, por dëgjojeni. Policia ka reaguar ndaj denoncimit të familjarëve dhe ka referuar cështjen në Prokurori. Të gjitha akuzat e ngritura ndaj policisë janë të dëmshme dhe dashakeqe. Publikimi në rrjetet sociale ka ndodhur pasi shtetasit janë arrestuar, para se keni bërë atë palostatus. T’ju vijë turp që gënjëni shqipërinë. Kriminel s’me thonë dot i kam duart e bardha dhe jo të skuqura. Policia e shtetit i ka arrestuar përdhunuesit para se lajmi të bëhet publik. “ u shpreh Lleshaj.

LIVE – Nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 7 février 2019

LIVE – Nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 7 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY