Zv/ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci i cili humbi jetën tragjikisht sot në Brezovicë, do të varroset të dielën, në 27 janar në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.
Homazhet do te mbahen sot në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.
Pas vdekjes së tij të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarët në Kosovë dhe Shqipëri për humbjen tragjike.
Arian Daci ndërroi jetën sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/