Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria shpërbleu me nga një “super-pagë” komisionerët e Vettingut

17/01/2019
Prokurori i Apelit Durrës para Vetingut, si ka ndryshuar pasuria e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesve e organeve të reja të drejtësisë kanë nivelin më të lartë të pagave në vend, duke ua kaluar edhe deputetëve apo edhe drejtuesve të shtetit.

Por, në fund të vitit të kaluar, qeveria ka vendosur t’i shpërblejë ata edhe me nga një pagë për punën e tyre në procesin e “pastrimit” të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Në ditën e fundit të vitit 2018, qeveria ka miratuar edhe një vendim për shpërblimin për Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se Këshilltarët ligjorë dhe ekonomikë, shpërblehen në masën e 80% të pagës.

Përfitues të pagës së plotë, sipas vendimit janë ata që kanë 12 muaj në institucion. Vendimi i miratuar më 31 dhjetor, ka hyrë në fuqi në të njëjtën ditë në Fletoren Zyrtare.

Paga bazë e Komisionit të Kualifikimit dhe dy Komisionerëve është 3 milion lekë të vjetra, ndërsa e gjyqtarëve të Kolegjit të Apelit është 4 mln lekë të vjetra. Por, ata përfitojnë pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë, duke shkuar në 7.5 mln lekë të vjetra për kategorinë e parë dhe 10 milionë lekë të vjetra për kategorinë e dytë. Këshilltarët marrin 2.4 milionë lekë të vjetra pagë bazë plus edhe një pagë shtesë, pra 4.8 milionë lekë të vjetra pagesë mujore.

Këta janë 27 anëtarët e organeve të vettingut:

Etleda Çiftja, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Firdes Shuli, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Genta Bungo, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Xhensila Pine, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Roland Ilia, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Alma Vokopola, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Pamela Qirko, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Valbona Sanxhaktari, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Brunilda Vasha, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Lulzim Hamitaj, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Olsi Komici, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Suela Zhegu, Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Vojo Malo, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Pal Shkambi, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit të Komisionit

Herald Saraçi, Komisioner Publik

Florian Ballhysa, Komisioner Publik

Dariel Sina, zëvendësues për pozicionin e Komisionerit Publik

Aldona Hysa, zëvendësuese për pozicionin e Komisionerit Publik

Ardian Hajdari Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Natasha Mulaj Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ina Rama Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Luan Daci Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Albana Shtylla Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Rezarta Schuetz Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Mimoza Tasi Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Etleva Paplekaj Zëvendësues për pozicionin Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Tags: shperblimVetting

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

Oficeri i policisë i arrestuar sot ishte vlerësuar më parë për kontributin në Policinë e Shtetit

07/03/2026
Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

Berisha: Në të gjitha rastet Kosova ka demonstruar se institucionet Kushtetuese i ka funksionale

07/03/2026
Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

Arrestohet efektivi i policisë Rezart Kuçi, SPAK godet grup të dyshuar për trafik droge

07/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.