Prokuroria merr vendimin për çështjen ‘Tahiri’

Prokuroria merr vendimin për çështjen ‘Tahiri’

367
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjatë edhe me tre muaj të tjerë afatet e hetimit për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

Vendimi ka ardhur pasi Prokuroria është në pritje të dy letërporosive nga Mali i Zi dhe Katania.

Grupi i Habiljave ndër vite ka trafikuar drejt Italisë të paktën 3.5 ton kanabis me vlerë tregu 20 milionë Euro. Dyshimet janë se e gjithë veprimtaria e Habilajve mbështetej tek bashkëpunimi me policinë e shtetit dhe dyshohet se një pjesë e përfitimeve monetare përfundonin tek ish-ministri i Brendshëm

Tahiri po hetohet në gjendje të lirë që prej muajit maj. Krimet e Rënda do të kenë kohë deri ne 17 Prill për të vendosur mbi fatin e kësaj dosje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY