Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës: Qeveria e zotit Rama ndjeu tronditjen e thelle…

28/12/2018
Zëri i Amerikës: Qeveria e zotit Rama ndjeu tronditjen e thelle…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëri i Amerikës/ Në Shqipëri kryeministri Edi Rama njoftoi të premten ndryshime të thella në kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktualë do ta largohen. Ndryshimet vijnë pas një tronditjeje që qeveria e zotit Rama ndjeu me protestën e studentëve.

Ai vetë e pranoi se “kjo proteste na ka dhënë diçka që duhet ta ruajmë e ushqejmë. Frymën e reagimit me pakënaqësi të plotë ndaj vetes. Dhe ju ftoj të gjithëve, që dhe ndryshimin e qeverisë, ta shihni si pjesë të një refektimi dhe kapërcimi të domosdoshëm për ta kthyer këtë mandat, në atë të rezultateve që do na çojnë në fitoren e mandatit të tretë. Studentët na dhanë mundësinë të lexojmë se cila është rruga për të marrë mandatin e tretë”, – u shpreh zoti Rama.

Me vendimin e sotëm, kabinetin qeveritar e lënë emra të rëndësishëm të tij, mes tyre dy superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët pas zgjedhjeve të 2017, morën kompetenca shumë të gjera. Në vend të tyre janë emëruar Anila Denaj, drejtoreshë aktuale e Fondit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor dhe Belinda Balluku, Drejtoresha aktuale e Aviacionit Civil.

E papritur lëvizja e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, në një kohë kur diplomacia gjendet përpara sfidave të rëndësishme, që nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-së në vitin 2020, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm vendi do të jetë pjesë e Trojkës së kësaj organizate, e deri te procesi i dialogut që është hapur me Greqinë për trajtimin e një sërë çështjesh të mbetura pezull, përfshirë të ashtuquajturën Marrëveshje e Detit. Lëvizja e tij u motivua me kriterin e të qenurit 5 vjet në kabinetin qeverisës. Në vend të zotit Bushati, është emëruar zëvendës ministri aktual Gent Cakaj, nga Kosova.

Jashtë qeverisë është zëvendës kryeministrja aktuale Senida Mesi. Në vend të saj vjen një prej emrave të spikatur të Partisë Socialiste, Erion Braçe, aktualisht kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në postin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini, Zëvendës Ministre aktuale e këtij dikasteri dhe që do të pasojë Lindita Nikollën. Ndër lëvizjet e tjera është dhe ajo e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, që do të zëvendësohet nga Elva Margariti; e Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, që do të zëvëndësohet nga një tjetër emër i njohur Bledi Çuçi, i rikthyer në kabinet.

Një tjetër rikthim është dhe ai i Eduard Shalsit, i cili pason Sonila Qaton në postin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Kryeministri Rama riktheu gjithashtu funksionin e Ministrit për Marërdhëniet me Parlamentin, duke emëruar Elisa Spiropalin./VOA

Tags: protesta e studenteveqeveria e re e RamesQEVERIA U TRONDITZeri i AMERIKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.