Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Namik Dokle, roman të ri që e shkruajti me një frymë

15/11/2018
Namik Dokle, roman të ri që e shkruajti me një frymë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Ky djalë nuk ka vdekur nga tërbimi, foli me një zë që i dridhej. As të tjerët nuk janë sëmurur nga tërbimi. Ju e dini mirë, në mos të gjithë, ti, komandanti i kufirit, e di mirë të vërtetën… Njerëzit po vuajnë vetëm nga një sëmundje, nga dashuria e ndaluar”, tha profesori dhe u largua rrëmbimthi…

Çfarë mund të ndodhë nëse ndalohet dashuria? Shkrimtari Namik Dokle provon të na fusë në këtë shtjellë, në këtë pikëpyetje. Ndoshta nuk ka ndodhur vërtetë si në romanin e tij “Ditët e lakuriqëve të natës” (botimet “Toena”), por është e sigurt se gjatë viteve të diktaturës ka pasur sa e sa raste dashurish të ndaluara, të ndërprera për arsye politike.

Dje, në ditën e parë të Panairit të Librit u promovua romani më i ri i Namik Dokles. Ndërsa ka braktisur politikën, të paktën atë aktive, Dokle duket se ka më tepër kohë të shkruaj. Me një distancë ndoshta prej një panairi, Dokle sjell romanin e radhës, që, si tregon ai, ka ardhur i papritur, me një frymë. “Pas romanit të parë ‘Vajzat e mjegullës’ dhe ‘Lulet e skajbotës’, fillova një të tretë dhe isha nga fundi, por nuk e di çfarë ndodhi. U ngrita një mëngjes herët e braktisa atë dhe fillova këtë tjetrin. Ishte diçka e brendshme që më shtyu drejt këtij libri.

Atë e kisha menduar për vite, këtë e kam shkruar me një frymë dhe nuk e di pse. Ndoshta plotësova ëndrrën time dhe impulsin e fëmijërisë sime, të shkruaj për zonën që unë njoh. Jo se Gora ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por unë shkruaj për atë që njoh më mirë. Një autor i njohur ka thënë se kur një shkrimtar e pyesin nga je, ai përgjigjet: Jam nga fëmijëria ime. S’ka rëndësi nga je, je nga fëmijëria se ajo që përjeton nga fëmijëria mbetet me ty.

Këtë kam dashur të them dhe të bëj”, u shpreh Namik Dokle. Sipas poetes dhe përkthyeses Ana Kove, në dukje fabula është e thjeshtë, por të mban të lidhur faqe pas faqeje. Sipas saj, ky roman flet për denatyrimin e njeriut gjatë sistemit komunist. Kove thotë se “Ditët e lakuriqëve të natës” nuk sjell vetëm një dramë lokale, por dramën e gjithë shoqërisë shqiptare, në kohën e persekucionit.

Mes dy leximesh, atij të parit ende në dorëshkrim dhe atij pas botimit, studiuesi i letërsisë, Behar Gjoka thotë se rizbuloi një botë të pabukur, të shëmtuar, asgjësuese. Gjatë promovimit, ai u ndal në strukturën e veçantë të librit, ndërtuar mbi 23 episode, të cilat janë copëza të asaj jete të mjerë, por që mund të kuptohet veçse përmes leximit të veprës. Gjoka e konsideron një vepër të rëndësishme në krijimtarinë e Dokles, por edhe një kontribut në letërsinë bashkëkohore shqiptare.panorama

Tags: NAMIK DOKLE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.