Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nuk mjafton 5 euro, shqiptarët paguajnë edhe një taksë të fshehtë në Rrugën e Kombit

08/11/2018
Rruga e Kombit, publikohen tarifat që do paguhen dhe shtresat që do kalojnë falas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përveç taksave të drejtpërdrejta që përdoruesit e automjeteve do të paguajnë për Autostradën e Kombit, që shkojnë nga 5 euro për autoveturat deri në 22.5 euro për kamionët, qytetarët shqiptarë do të paguajnë edhe 9.4 miliardë lekë (66 mln euro) nga buxheti i shtetit për 13 vitet e para të kontratës si subvencion për trafikun e munguar, ndër to mbi 4 milionë euro do t’i jepen kompanisë për defektet e fshehura të kontratës.

Kontrata ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Albanian Highway Concession (kompanive Kastrati dhe Salillari) që fitoi të drejtën për të mirëmbajtur rrugën do të ketë afat 30-vjeçar, duke nisur që nga ky vit.

Mirëpo, për shkak të periudhës së gjatë në të cilën shtrihet zbatimi i saj, kontrata nuk ka parashikuar të gjitha ngjarjet. Prandaj qeveria ka vendosur që nga buxheti i shtetit të disbursojë ndaj kompanisë koncesionare një shumë prej 563 milionë lekësh ose 4,4 milionë eurosh, si kompensim për defektet e kontratës.

Kontrata në fakt rezultoi defektoze që në fillim të zbatimit të saj pasi, në momentin e negocimit kompanitë kur morën në dorëzim rrugën, gjetën më shumë dëme se sa qeveria kishte raportuar në projekt-kontratën e saj. Për rrjedhojë, gjatë negocimit është rritur vlera e subvencionit nga qeveria drejt kompanisë edhe për këtë qëllim.

Rruga e Kombit shënon precedentin e parë të administrimit të mirëmbajtjes me pagesë direkte nga përdoruesit. Përveç tyre, gjatë vitit 2019, buxheti i shtetit ka programuar të paguajë 580 milionë lekët e para (5,3 milionë euro) të subvencionit, nga të cilat 320 milionë lekë shkojnë për kompensimin e trafikut, 60 milionë lekë për supervizionin e kontratës dhe 301 milionë lekë shkojnë për defektet e fshehura të kontratës.

Sipas parashikimeve nga kontrata, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 vjetëve, nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 66 milionë euro nga buxhetit i shtetit, kryesisht për trafikun e munguar.

Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC –së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës marsit 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë. Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve, të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC, 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.

Koncensionari do të mirëmbajë vetëm aksin Milot – Morinë prej 110 kilometrash nga 160 kilometra që ka autostrada Durrës – Morinë./Revista Monitor

Tags: e fshehtepagesarruga e kombittaksa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.