Pasi denoncoi për plagjiaturë ish-zëvendës ministrin e Arsimit, Ervin Demon, Taulant Muka ka folur në “Kjo Javë” në News 24 duke treguar se çfarë e shtyu të denonconte një rast të tillë.
Ai tha se roli i tij si studiues është që të identifikojë problemet e shoqërisë shqiptare dhe denoncimin e sheh si shërbimi ndaj universitetit dhe arsimit në Shqipëri.
“Unë jam studiues dhe si i tillë kërkojë për të nxjerrë shumë problematika. Shqetësimi im është sistemi. Ne do të shohim të gjithë titujt akademikë që janë dhënë. Largimi i Demos është për tu përshëndetur. Ishte një akt civilizimi. Nëse do të mbetemi tek një emër s’ka asnjë vlerë, por duhet të adresohen problemet dhe të zgjidhen ato”.
Kujtojmë se pas largimit të Demos, Taulant Muka u emërua në këtë post, duke shtuar se ishte një nga vendimet e vështira për t’u marrë.
E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa për një reagim të tij ku thonte “Ta hedhim poshtë qelbësirën” duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, Muka bëri autokritikë.
“Unë kam qenë opozitar ndaj çdo qeverie dhe e kam pranuar këtë post për dashurinë që kam arsimin dhe kryeministri më ka mbështetur në këtë nismë që kam marrë. Dua të bëj atokruitike për veten time se nuk duhet te ishte një reagim i tillë për pozicioni që unë kam marrë si akademik. Bëj autokritikë për mënyrën se si jam shprehur, ndërsa për problematikën që kam denoncuar nuk bëj autokritikë. Patjetër që do t’i kërkoja falje kryeministrit edhe nëse nuk do të isha në këtë pozicion vetëm për mënyrën si jam shprehur”, shtoi Muka.
Ju kërkuar me forcë që Demo të jepte dorëheqjen?
Qeveria shqiptare dhe Demo u largua dhe kjo është për tu përshëndetur, Nëse do të mbetemi tek një emër, por problematike dhe zgjidhje.
Kush ua propozoj këtë post, si e pritët ju?
Unë kam qenë në kryeministri. Kjo ka ndodhur dy javë më parë dhe shkova i përgatitur. Kryeministri në atë moment më ka thënë ky ka qenë një prioritet i qeverisë. Më tha eja dhe bëjë.
Për plagjiaturën te foli kryeministri?
Ishte një ofertë, e cila fillimisht më shtangu. Kam reflektua mbi momentin e marrjes së pozicionet, pasi unë kam një pasion për shkencën. Sigurisht se treguesi më i mirë është koha dhe ajo do më tregojë se jam apo jo i duhuri.
Ju keni lënë Zvicrën për Shqipërinë?
S’jam pishman, por kauza dhe pasioni më shtyn për të hyrë këtu.
Ka patur një perceptim në rrjetin sociale, jeni ndjerë fajtor fillimisht, si i keni parë komentet në adresën tënde
Pse duhet të jem fajtor, kur unë dua të përmirësoj arsimin dhe universitetin. Nuk jam fajtor për vendimin tim. Unë arsimin e shoh as majtas dhe as djathtas. Një arsim i mirë zhvillon shoqërinë. Jetojmë në një shoqëri shqiptare. Në momentin që mora vendimin. E kam njohur Demon, ai ka qenë drejtor i marrëdhënieve me publikun.
Keni patur takim me Demon pas largimit?
Jo s’kemi patur asnjë komunikim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/