Nënë e dy fëmijëve, kush është shqiptarja që humbi jetën tragjikisht në...

Nënë e dy fëmijëve, kush është shqiptarja që humbi jetën tragjikisht në Itali

221
0
Shares

Adelina Toska është nëna shqiptare e dy fëmijëve, e cila humbi jetën tragjikisht në Itali.

Ajo jetonte në Casali di Poggio Nativo, Sabina, aty ku bashkëshorti punonte si murator.

33-vjeçarja udhëtonte nga Salaria në drejtim të Rieti, me një Peugeot 206, kur u përplas me një Alfa 159 Së, që vinte në drejtim të kundërt.

Përplasja ishte tepër e fortë dhe shqiptarja nuk mundi të mbijetonte. Ajo ishte nënë e dy djemve të moshës 6 dhe 12 vjeç.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende, megjithatë të dhënat e para tregojnë se ka qenë pikërisht shqiptarja e cila ka humbur kontrollin e mjetit në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tjetër.

“Corriere” shkruan se i gjithë komuniteti ku ajo jetonte është në zi për humbjen e 33-vjeçare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY