Së shpejti pritet të startojë edicioni i radhës i Big Brother. Këtë herë, banorë të shtëpisë më të famshme, do të jenë personazhe VIP, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publike.
Ndërkohë qarkullojnë zëra lidhur me drejtuesin/en e këtij Big Brother. Më parë janë diskutuar emra si Arbana Osmani, Ledion Liço apo dhe Luana Vjollca.
Edhe pse jemi mësuar ta ndjekim këtë reality show nën drejtimin e Arbana Osmanit, burime jo zyrtare thonë se drejtimin këtë herë do ta marrë një vajzë simpatike e cila është bërë shumë e njohur pranë ekranit të Top-it, sidomos pas sezonit veror.
Zërat e fundit flasin për një emër surprizë dhe bëhet fjalë për Ori Nebiajn të cilën e shohim aktualisht si prezantuese të emisioni “Wake up”.
“Panorama plus” ka mësuar se Orit i është besuar drejtimi i “Big Brother VIP” që do të nisë në fillim të vitit që vjen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/