Qeveria shqiptare refuzoi shitjen e Telekom Albania tek një kompani serbe, Rama...

Qeveria shqiptare refuzoi shitjen e Telekom Albania tek një kompani serbe, Rama tregon përgjigjen

121
0
Shares

Qeveria shqiptare ka refuzuar shitjen e Telekom, ish AMC tek një kompani serbe.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria nuk ndërhyn në bizneset private por meqënëse rasti i Telekom lidhte me një ndërmarrje strategjike janë pyetur në lidhje me ofertën serbe për blerjen e telefonisë celulare që është e dyta në tregun shqiptar.

“Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e  Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, tha Kryeministri Rama.

Dojce Telekom ka hedhur në shitje degën e saj në Shqipëri, Telekom Albania. Një kompani serbe e telefonisë u afrua më një cmim tërheqës për blerjen e saj. Por Dojce Telekom ka refuzuar shitjen tek biznesi serb.

Një ditë më parë Vucic tha se do ta bisedonte cështjen e blerjes me Kryeministrin Rama dhe se nuk heqin dorë nga ‘pazari’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY