Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë ditën e sotme ku si pasojë ka mbetur e vdekur një vajzë 35-vjece.
Ndërkohë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit , Altin Durra 21 vjeç banues ne Tirane, i cili humbi kontrollin e mjetit.
Makina tip “Wolkswagen” e drejtuar nga Altin Durra doli nga rruga rreth orës 07:20 në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Në aksident u plagos rëndë M.D, 35 vjeçe dhe u dëmtuan lehtë dy të tjerë.
E plagosura rëndë u transportua për shërbim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve humbi jetën pasdreke.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/