Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sekuestroi pronat e Habilajve/ Arta Marku”degdis” në Pogradec Besim Hajdarmataj

21/09/2018
Sekuestroi pronat e Habilajve/ Arta Marku”degdis” në Pogradec Besim Hajdarmataj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekuestrimi i pasurisë së grupit Habilaj u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.

Ora News ka siguruar në mënyrë ekskluzive kërkesën e prokurorëve, e cila ka marrë viston e gjykatës për të bllokuar apartamente, troje garazhde dhe automjete të vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj.

Pasuritë e sekuestruara janë të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht apartamente, makina dhe prona të tjera që kapin vlerën e milionë eurove.

Sipas njoftimit të Prokurorisë pasuritë janë në emër të të akuzuarve të dosjes Habilaj, të cilët gjykohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në total janë sekuestruar 8 apartamente, 5 ndërtesa, rreth 30 garazhde, 10 dyqane dhe 5 automjete. të gjitha në Vlorë që në total kapin vlerën e disa miliona eurove. Të gjitha këto pasuri kapin vlerën e 545 000 eurove dhe 40 130 000 lekë.

Kjo masë sekuestro vjen një vit pasi Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi procedimin penal për veprat trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, ku në hetim është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike”. thuhet në njoftimin e Prokuirorisë.

Tags: Arta Markubesim hajdarmataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.