‘Qante si një fëmijë, që kishte humbur nënën!’/Zbulohet momenti prekës i Messit...

‘Qante si një fëmijë, që kishte humbur nënën!’/Zbulohet momenti prekës i Messit pas humbjes

114
0
Shares

Një person që e njeh Messin është edhe Elvio Paolorosso. Ai punonte me Gerardo Martinon si trajner i fitnesit.

Paolorosso ka punuar me yllin argjentinas si te Barcelona edhe tek kombëtarja.

Ndërsa ka zbuluar së fundmi disa prapaskena në lidhje me sulmuesin e Barcelonës.

Të rejat janë zbuluar pas humbjes ndaj Kilit në finalen e kampionatit të Amerikës Latine.

Ai është shprehur se Messi e ka vuajtur jashtëzakonisht atë humbje. Sipas tij, ai ka qarë gjatë, deri në orët e vona të natës.

“Në dhomat e zhveshjes ishte e vështirë dhe e dhimbshme, por më e keqja nuk kishte ardhur. Në 2:00 të natës, aty diku, shkova në depo dhe aty e gjeta Leo Messin, plotësisht i vetëm. Qante si një fëmijë që e kishte humbur nënën e tij”.

Paolorosso tregon se ishte i shkatërruar dhe askush nuk mund ta ngushëllonte atë. Ai i dha një përqafim, duke pirë dhe pak verë bashkë.

“Kam punuar me Messin te Barcelona dhe Argjentina dhe kam vetëm fjalë të mira për sjelljen e tij. Ai gjithmonë punon mirë, pa marr parasysh se a është fusha e fortë apo e butë”, – deklaroi Paolorosso.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY