Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë thonë gazetarët shqiptarë për sulmin ndaj Lalës: “Ngjarje e rëndë”, “Mbyllni gojën!”

31/08/2018
Çfarë thonë gazetarët shqiptarë për sulmin ndaj Lalës: “Ngjarje e rëndë”, “Mbyllni gojën!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Klodiana Lala është një nga emrat më të njohur të gazetarisë investigative dhe kronikës së zezë në Shqipëri.

Mjaft e respektuar nga kolegët e saj që e njohin prej më shumë se një dekade gjatë punës në terren, ata tregojnë si e përjetuan sulmin me armë ndaj shtëpisë babait të gazetares, ku ndodheshin dhe fëmijët e saj.

“Dhuna e ushtruar, breshëria e kallashnikovit që përshkoi shtëpinë e Klodianës, e prindërve të Klodianës. Pa dyshim që është një mesazh i fortë i rëndë. Një mesazh që ka tronditur çdo reporter, çdo gazetar të këtij vendi”, shprehet Artan Hoxha, gazetar investigativ.

“Ne e kemi marrë përsipër riskun që të kërcënohemi, të shantazhohemi, sepse nuk presim që të na duan. Të arrihet deri aty sa të sulmohet shtëpia e prindërve ku ka edhe fëmijë, është shumë e rëndë”, u shpreh Etleva Delia, gazeta “Panorama”.

“Ngjarje tejet e trishtueshme për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ishte një provë e fortë e revanshit që ka marrë krimi i organizuar. Ku segmente të caktuara të krimit të organizuara arrijnë të prodhojnë ngjarje të tilla kaq të rënda”, u shpreh Armand Bajrami, gazetar “AbcNeës”.

A ishte një mesazh vetëm për Klodiana Lalën apo një mesazh më i gjerë për të gjithë komunitetin e gazetarëve? Kolegët e kronikës dinë t’i përkthejnë më mirë kodet e krimit.

“Mesazhi dërguar Klodianës, është një mesazh për të gjithë. Prandaj unë e lexoj dhe e kam përjetuar si mesazh për të gjithë. Mos harroni të gjithë reporterët e mediave në Shqipëri janë çdo ditë nën presion, nën kërcënim”, thotë Artan Hoxha.

“Sigurisht që ky kërcënim nuk është vetëm për Klodianën, por për të gjithë gazetarët investigativë, siç jemi ne gazetarët e kronikës për t’ua mbyllur gojën. Klodi nuk është nga ato që pushon me mesazhe të tilla, por edhe ne nuk na mbyllet goja me ngjarje të tilla”, thekson Etleva Delia.

“Është nga ato ngjarje që jo për mua, apo disa kolegë të tjerë që kemi kaluar një dekadë që mbulojmë kronikën e zezë, apo investigime. Por për brezin e ri që aspiron të bëhet pjesë e kronikës së zezë, patjetër që është nga ato ngjarje që i demotivon apo i frikëson”, u shpreh Armand Bajrami.

Reagimet që pasuan lajmin e sulmit ndaj gazetares Lala ishin të shumta, por komuniteti i gazetarëve shpreson që me kalimin e ditëve çështja të mos harrohet./tch

Tags: Klodiana lala kercenimiprotesta klodiana lala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026
Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Rrëzohet në Kuvend kërkesa e PD për procedurë të përshpejtuar për projektligjin e çmimit të naftës

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.