Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vdekja në aksident e dy kushurinjve në Lezhë, flet shoferi i kamionit: Ishte e pamundur të …

23/08/2018
EMRAT/Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, humbin jetën dy të rinj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas darkës me shokët, dy të rinj nga Lezha humbën jetën tragjikisht në aksident. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”.

Policia bëri të ditur se rreth orës 01:40 pas mesnate, automjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF, që drejtohej nga 32-vjeçari Gentian Toma, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Për shkak edhe të shpejtësisë së madhe të mjetit “Benz”, përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke i marrë jetën në vend 32-vjeçarit Toma dhe kushëririt të tij Robert Ejlli, 25 vjeç, i cili ishte pasagjer me të në makinë. Mësohet se dy të rinjtë nga fshati Mabë e Lezhës po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë deri në orët e vona në një darkë në shoqërinë e disa miqve të tyre.

Në pyetje mësohet se është marrë edhe drejtuesi i mjetit tjetër. Ai ka theksuar se kishte humbur kontrollin e kamionit dhe kishte dalë jashtë rruge kur papritmas një mjet me shpejtësi e kishte goditur nga pas. Edhe pse ka qenë në gjendje që të dalë nga kamioni, ai e ka pasur të pamundur t’u japë ndihmë dy të rinjve, të cilët ishin bllokuar në mjetin e shkatërruar. Është dashur ndërhyrja me mjete prerëse nga zjarrfikëset dhe Policia, për të nxjerrë trupat disa momente pas aksidentit tragjik.

Aksidenti ndodhi rreth 5 kilometra pa mbërritur në fshatin ku banonin dy të rinjtë. Burime nga Policia sqaruan se ishte makina e të rinjve që goditi nga pas kamionin me targa LE 3364 A, i cili gjithashtu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia bëri të ditur se drejtuesi i kamionit nuk ka marrë lëndime të rënda.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po merr trajtimin mjekësor. Përplasja e “Benz”-it me kamionin ka qenë mjaft e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht. Për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve, të cilët prenë disa pjesë të makinës.

Një grup ekspertësh është duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu, dyshohet se viktimat kishin konsumuar edhe alkool në darkën e organizuar me miq të tyre, çka ka ndikuar në aksidentin që rezultoi fatal për jetën e tyre.

Aksi ku ndodhi ngjarja e rëndë është i vështirë për qarkullim gjatë natës, pasi fushëpamja është e kufizuar dhe ka mungesë të sinjalistikës. Viktimat e aksidentit, Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, banonin në të njëjtin fshat dhe ishin fqinj dhe kushërinj me njëritjetrin.

Gentian Toma ishte aktivist i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të shitjeve në njësinë e OSHEE-së në Lezhë, ndërsa aktualisht punonte si specialist pranë bordit të kullimit. Ai ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.

Nga ana tjetër, miku i tij, 25-vjeçari Robert Ejlli, punonte si inxhinier i IT-së në një qendër interneti, të cilën e menaxhonte po vetë.

Tags: aksidentkushurinjlezheshkoder

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.