Policia e Durrësit ka dhënë detaje për zjarrin e rënë sot në një banesë. Siaps saj, mësohet se e kërcënuar nga zjarri ka qenë një 82-vjeçare, e cila pas ndihmës është jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Më datë 01. 08. 2018, rreth orës 11:20, në lagjen Nr. 5 Durrës ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. Sh. 82 vjeçe, e cila është asfiksuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. Sh. 62 vjeç i ka ofruar ndihmë shtetases M. Sh., për të dalë nga banesa dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/