Dështimi i Check-Up-it, qeveria me taksat e shqiptarëve pagoi shumëfish më shtrenjtë

Dështimi i Check-Up-it, qeveria me taksat e shqiptarëve pagoi shumëfish më shtrenjtë

103
0
Shares

Kontrolli Mjekësor Bazë, i njohur ndryshe si koncensioni i Check-up rezultoi një dështim sa i përket numrit të kontrolleve të përcaktuara në kontratë, duke bërë që qeveria të paguajë nga taksat e shqiptarëve 84% më shumë se vlera e përcaktuar në kontratë për një kontroll të kryer më 2017 nga koncensionari.

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë.

“Bazuar në projeksionin e planifikuar për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë për periudhën janar-dhjetor 2017, kemi një realizim të këtij treguesi në rang vendi prej 67%. Ky tregues sipas Drejtorive Rajonale të Fondit ka nivele të ndryshme. Ky tregues është i ulët në Sarandë, Lezhë, Dibër, Vlorë, Tropojë, Gjirokastër” pohon analiza e FDSKSH-së.

Po sipas të dhënave zyrtare koncensionari u pagua nga FDSKSH me 876 milionë lekë. Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, i bie që pagesa për një vizitë nga buxheti kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare, qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria.

Kontrolli Mjekësor Bazë Kontrolli Mjekësor Bazë tashmë është shtrirë në të gjithë territorin e vendit. i përcaktuar me Vendimin Nr.185, datë 2.4.2014 “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të Kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 35-70 vjeç”,(Ndryshuar me VKM nr.721, datë 12.10.2016). Për gjatë gjithë vitit, është monitoruar në të gjithë vendin realizimi i proçesit të Kontrollit Mjekësor Bazë për grupmoshat 35-70 vjeç.

Nga totali i shpenzimeve 7,14 miliardë lekë janë shpenzuar për financimin e Qendrave Shëndetësore dhe 876 milionë lekë për likuidimin e faturave të shërbimit të kontrollit bazë shëndetësor të popullsisë nga 35 – 70 vjeç

Që nga viti 2015, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 185, datë 2.4.2014, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç”, Fondi ka filluar të financojë programin e kontrollit bazë.

Mënyra dhe kushtet e financimit të këtij programi janë përcaktuar në kontratën koncesionare të lidhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në cilësinë e autoritetit qendror dhe shoqërisë koncesionare. Fondi realizon financimin e kontratës koncesionare të lidhur nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, të ofrimit të kontrollit bazë shëndetësor, për grup moshat 35-70 vjeç, me VKM nr. 721, datë 12.10.2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 185, datë 2.4.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç”.

Në periudhën Janar-Dhjetor 2017 performanca sipas kabineteve dhe qendrave shëndetësore njeh një nivel më të lartë në zonat urbane në krahasim me zonat rurale.

Kanë performancë të mirë Qendrat Shëndetësore në zonat urbane Lushnje, Tiranë, Kamëz-Vorë dhe performancë të ulët në Tropojë, Gjirokastër, Sarandë, Dibër. Nga Qendrat Shëndetësore në zonat rurale indikatori i mesatares ditore të vizitave për kabinet paraqitet relativisht mirë krahasuar me mesataren në rang vendi për zonat rurale në rajonet: Tiranë, Kamëz-Vorë; me performancë të ulët janë Qendrat Shëndetësore në zonat rurale Tropojë, Sarandë ,Gjirokastër, Kukës dhe Dibër. Nga rezultatet e kontrollit mjekësor bazë për periudhën janar-dhjetor 2017 është përcaktuar shkalla e riskut në përqindje sipas grafikut të mëposhtëm:

Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2016 kemi një ulje të rasteve me risk të lartë. Për personat me risk të lartë, nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes është referuar përkonsultë tek mjeku specialist sipas grafikut më poshtë:

Rreth 43.7% e rasteve me risk të lartë janë referuar për sëmundjet kardiovaskulare kundrejt 45% të referuar për të njëjtën periudhë të vitit 2016; 21.8% për diabet melitus kundrejt 15% të referuar për vitin 2016; për vitin 2017 kemi një rritje të rasteve të referuar për tek nefrologu dhe urologu pasi në gamën e egzaminimeve jane shtuar edhe analizat e azotemisë dhe kreatinemisë.

Për periudhën Janar – Dhjetor 2017 disa tregues socialë të kontrollit mjekësor bazë në rang vendi po i paraqesim sa më poshtë: Për vitin 2017 përqindja e femrave që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë ka qene 61%, dhe meshkujt 39% .Për periudhën 2017 ka një rritje në përqindje të femrave krahasuar me meshkujt që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016./monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY