Detaje/Punonjësit e OSHEE dërgohen në Tiranë, njëri prej tyre në gjendje të...

Detaje/Punonjësit e OSHEE dërgohen në Tiranë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

143
0
Shares

Njëri nga 3 punonjësit që u dogjën gjatë riparimit të defektit në një linjë elektrike, raportohet se është në gjendje me të rëndë se dy punonjësit e tjerë.

51 vjeçari Edmond Shkurtaj, ka marrë djegie në fytyrë dhe për shkak të shkallës së lartë të djegies, është transportuar i pari për në qëndrën spitalore universitare”Nënë Tereza”.

Ndërkohë dy punonjësit e tjerë të OSHEE  u nisën më vonë nga Vlora. Të dy raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime brenda QSUT-së, zbulojnë  se ata janë shtruar në Repartin e Djegies Plastike, ndërkohë që kanë pësuar edhe djegie të lehta në disa pjesë të trupit.

Të tre punonjësit e  OSHEE-së pësuan djegie nga shpërthimi i një transformatori teksa po riparonin defektin nga cikloni i djeshëm që përfshiu qytetin e Vlorës. Shkak i shpërthimit ka qënë vjetërsia e pjesëve mekanike të transformatorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY