Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Aksion në Sarandë dhe Ksamil, bllokohen 11 hotele

21/07/2018
FOTO/Aksion në Sarandë dhe Ksamil, bllokohen 11 hotele
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë bllokuar disa biznese në zonën turistike në jug të vendit. Pas njoftimit të disa ditëve më parë, ku nga kontrolli në Veri u mbyllen disa biznese, drejtoria e tatimeve ka ushtruar kontrolle në jug të vendit, në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., ku rezultuan disa biznese të paregjistruara që vazhdonin punën normale. 

Më poshtë janë emrat e pronarëve dhe lloji i subjektit të cilin kishin në pronësi duke ushtruar aktivitet ekonomik të jashtëligjshëm.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor është duke ushtruar kontrolle të detajuara verifikimi, në subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj., me qëllim reduktimin e informalitetit dhe garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave hetimore është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Referuar të dhënave të kësaj drejtorie, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror, si për turistët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

Tags: biznesedeyrim ligjorTatimette paregjistruarazona turistike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.