Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E rende, e rrihte me rripin e pantallonave, vajza tregon tmerrin nga babai

20/07/2018
Tiranë, pranga 51-vjeçarit, tentoi të mbysë gruan dhe rrahu djalin e mitur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy ditë pas rrëfimit të historisë së 53-vjecarit Besim Ramadani nga Tirana në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në News24, i cili rrëfeu 27 vite martese të dështuara dhe problemet që po has pas divorcit prej 7 vitesh, sot ai është përballur në emision me ish bashkëshorten dhe vajzën e tij 24-vjecare.

Ai rrëfeu në emisionin e kaluar se është martuar në vitin 1987 me Emine Berishen nga Kukësi, ku sollën ne jete tre fëmijë dy vajza dhe një djalë. Gjithçka shkonte mire mes tyre deri kur nga viti 2009-2010 nisen dhe konfliktet. Sipas tij ata shkuan ne divorc se ish bashkëshortja shkeli kodin e familjes.

Pas pretendimit të tij, ish bashkëshortja bashkë me vajzën 24-vjecare të tyre janë përballur sot pas 7 vitesh nga divorci i tyre. Emine Berisha ka treguar se e vërteta është ndryshe, pasi sipas saj Besim Ramadani ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe ndaj fëmijëve. Ajo thotë se ka dhunuar atë dhe fëmijët me rrip pantallonash dhe nuk do ja falë asnjëherë.

Gruaja: Pika që unë do kundërshtoja është se mbi 80% e bisedës që ka thënë zotëria është gënjeshtër. Martesa ka qenë e vështirë që në vitet e para. Unë jam martuar në 1987. Pas lindjes së vajzës së parë martesa jonë u prish për shkak të dhunës që ushtronte. Ne u divorcuam për 6 muaj në fillim por unë vendosa që të kthehem për hatër të fëmijës. Më pas bëra dhe dy fëmijë të tjerë. Mbas divorcit që bëra në vitin 2014 fëmijët nuk më janë bërë pengesë asnjëherë. Unë vetë skam pasur asnjëherë varëse floriri dhe unë ja kam blerë atij. Ai ishte saldator dhe më pas u bë fotograf në vitet 1996. Zotëria më ka shitur shtëpinë e nënës në Pukë për një kamera, por unë prapë e mbështeta. Ndarja nuk është nga xhelozia. Në vitin 2012 e kam kërkuar ligjërisht ndarjen bashkë me fëmijët. Martesa vazhdoi vetëm për opinion. Menduam se do ndryshonte çdo gjë në shtëpinë tonë, por e pamundur. Fëmijët janë dhunuar që në barkun tim. Arsyet i di zotëria se pse me dhunonte. Punën e donte, por fëmijët janë rrahur me rripin e pantallonave. Fëmijët janë rrahur në bidon me ujë të ftohtë. Ky është pengu im që nuk ja fal asnjëherë këtë.

Vajza: Unë e pranoj publikisht se ai është babi im, por ajo që ka ndodhur është e rëndë. Unë kam përjetimet e mija personale. Kam gjetur babain me hekur të nxehtë në dorë kur isha 11-vjecare. Kam shkuar në Komisariat që fëmijë dhe kam kërkuar ndihmë. Më thoshin kush është babai juaj ai fotografi dhe më pas nuk lëvizte askush. Me kalimin e vitive njeriu analizon dhe gjykon situatat. Të shohësh babin që vjen në shtëpi dhe të dridhesh kjo është e rëndë. Ne na ndan një mur, por nuk kemi marrëdhënie me babin për shkak të dhunës. Kemi pasur dhunë dhe kërcënime edhe pas ndarjes. Edhe pse kishim urdhër mbrojtje ne jemi cenuar. Ne i kemi shërbyer me bukë atij.

Burri: Nuk më ka shërbyer vajza mua, por ju kam shërbyer unë atyre. Më vjen keq që nëna i ka edukuar në mënyrë primitive fëmijët. Unë kam kontribuuar që të jenë të zotët e vetes. Unë fëmijët e mi i kam shpirt.

Vajza: Mua më ka sponsorizuar shteti në aktivitet sportive që kam marrë pjesë jashtë vendit. Nuk po e them çfarë sporti përfaqësoj. Ti me ke thënë se do të më çosh në burg. Ti do të më marrësh paratë. Nga 8 vite shkollim vetëm 8 muaj pagesë detyrim ushqimor ke bërë. /Balkanweb

Tags: dhunehistor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.