Finalizohen dhe 2 operacione të tjera të kapjes së drogës në shtetin fqinj, të Greqisë. Operacioni i parë u krye në Pella, ku u ndoqën dy automjete. Një nga mjetet u ndoq dhe u gjet i braktisur në një zonë bujqësore.
Pranë tij u gjetën dhe 5 çanta me 90 kg 200 gramë marijuanë. Policia shpalli në kerkim drejtuesin e mjetit, nje grek 52-vjec. Droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar. Ndërkohë ne operacionin e dyte, policia sekuestroi 2 çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg 964 gram marijuanë.
Nderkohe u kap edhe makina qe sherbente per kontrollin e rruges dhe u arrestua shoferi, grek 38-vjec.
Hetimet zbuluan se droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar nga 52-vjecari. Në pranga u vu dhe një shqiptar 29-vjeç.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/