Pse Anglia fitoi bindshëm dje ndaj Panamasë, 5 arsyet e thjeshta

Pse Anglia fitoi bindshëm dje ndaj Panamasë, 5 arsyet e thjeshta

108
0
Shares

Ndeshja e djeshme mes Anglisë dhe Panamasë ishte padyshim një ndeshje që e nxorri Anglinë para botës si ekipin që nëse vendos të kalojë fazën e kualifikimit, do të përpiqet tia dalë. Kjo si jo normalisht, por duke shënuar disa gola rresht. Rezultati tenistik i Anglisë, dënoi Panamanë modeste.

Por, po ta shohim thellë dhe ta analizojmë me kujdes, ekipi i kishte të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjen e djeshme. Duke nisur që nga skema e lojës e deri tek futbollistët e kombëtares angleze.

1.Arsyeja bazë e dominimit të Anglisë është ekipi i ri në moshë. Mesatarja e moshës së futbollistëve është 25 vjec. Kjo do të thotë lojtarë të motivuar, të talentuar dhe të gatshëm për të shënuar disa gola pa pushim.

2.Arsyeja e dytë është sulmuesi Harry Kane, një golador perfekt. Pasi mbylli kampionatin anglez, befason me tripletin e tij në këtë ndeshje. Kështu është bërë golashënuesi më i mirë me 5 gola  në vetëm në dy ndeshje. Anglia është me fat që e ka këtë futbollist.

3.Arsyeja e tretë është që dhe mbrojtësat shënojnë. Kishim 2 gola nga mbrojtësi John Stones. Kjo tregon se në kombëtaren angleze nuk shënojnë vetëm sulmuesit, por dhe mbrojtësat të cilët sipas formacionit të ri, i dhanë shumë përparësi mbrojtësave për të shënuar gola. Kjo është tipike e ekipit anglez.

4.Arsyeja e katërt është organizimi perfekt i trajnerit South Gate. Ai ka arritur ta mbledhë ekipin në një mënyrë të vecantë, duke lënë hatërmbetjet. Grupi i bashkuar sjell fitoren. Pikërisht ky ishte dhe rasti ideal për të vërtetuar këtë shprehje. Skema e re e Gate, i solli fitoren Anglisë me një grup super të organizuar.

5.Arsyeja e fundit, është shpejtësia e lojtarëve. Ka një mesatare të shpejtësisë që nuk ia kalon dot askush dhe u shkakton probleme kundërshtarëve. Rasti ishte me ekipin e Panamasë, ku për shkak të keqmenaxhimit të shpejtësisë së lojtarëve anglezë, ata shkaktuan dhe dy penallti të cilat përfunduan në gol për ekipin anglez. Shpejtësia në fushën e lojës i bën skuadrat e tjera ta kenë të vështirë të luajnë përballë Anglisë.

Ndonëse në dy ndeshjet e para, Anglia nuk ka pasur kundërshtarë aq të fortë. Ndeshja vendimtare ku do të shohim nëse Anglia i ka cilësitë e mësipërme është ajo me Belgjikën. Belgjika është një ekip kandidat për të fituar botërorin, të dyja në nivelin e njëra- tjetrës dhe të dyja në krye të grupeve të tyre. Kjo është sfida e ardhshme e Anglisë.

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY