FIFA, hetim disiplinor ndaj Xhakës dhe Shaqirit, por jo vetëm

FIFA, hetim disiplinor ndaj Xhakës dhe Shaqirit, por jo vetëm

93
0
Shares

Në deklaratën zyrtare, FIFA shkruan se Komiteti i Disiplinës ka nisur hetimet ndaj Xhakës e Shaqirit, duke shtuar madje se, “në lidhje me të njëjtën ndeshje, procedime disiplinore janë hapur edhe ndaj Federatës serbe të Futbollit, për shqetësimet që kanë sjellë tifozët në stadium dhe shfaqjen e mesazheve politike e agresive nga tifozët serbë”.

Qeveria e futbollit botëror, FIFA ka hapur edhe zyrtarisht një hetim mbi mënyrën e festimit të golave nga ana e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pas fituan  përballë Serbisë në Kupën e Botës së Rusisë.Pasi shënuan, ata bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare të flamurit shqiptar, e sigurisht që të dy u vërshëllyen nga tifozët serbë e rusë.

Një hetim është hapur dhe për trajnerin serb Mladen Krstajiç.Ende mbetet e paqartë se për çfarë është hapur hetimi ndaj Krstajiç, por në komentet për reporterët serbë gjatë së shtunës, ai besohet të ketë folur  e komentuar mbi gjyqtarin e ndeshjes, Felix Brych.

Ndërkohë  Xhaka ka thënë pas momentit të golit për festimin “Është thjesht diçka emocionale .Jam shumë i lumtur që shënova gol, thjesht kaq nuk ka asgjë më shumë. Mendoj se nuk duhet të flasim për këtë tani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY