Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbardhet ekspertiza e plotë e Enea Ftojit, pse vdiq në qelinë e burgut

20/06/2018
Në shtëpinë e Enea Ftojit: Burrin ma vranë policët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Enea Ftoj nuk vdiq si pasojë e dhunës, ky është rezultati i ekspertizës mjeko- ligjore për të riun nga Korça që vdiq në ambientet e paraburgimit.

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, zv.drejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Natyrisht është një humbje jete, e kjo humbje dhe dhimbja për familjarët është shumë e madhe. Ne i kemi qëndruar pranë dhe do të vazhdojmë t’i qëndrojmë pranë familjarëve të Enea Ftojit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor për të parë mundësinë e mbështetjes sociale gjithashtu të familjes së Enea Ftojit. Në të njëjtën kohë jemi duke komunikuar vazhdimisht dhe me shërbimin social shtetëror për të parë çfarëdolloj ndihmese që mund t’i ofrojmë kësaj familjeje” u shpreh zv.ministrja Kuko.

Drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës. “Sot është e provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ndaj shtetasit Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast”, theksoi Anila Trimi.

“Ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji. Pavarësisht se ky rast nuk rezultoi të kishte ushtrim dhune, ne jemi të vendosur që në organizatën e Policisë së Shtetit, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut të respektohet me përpikëri nga çdo punonjës i Policisë së Shtetit”, shtoi ndër të tjera zv.ministrja e Brendshme.

Gjatë takimit që zv.ministrja Kuko dhe Drejtoresha e SHÇBA Trimi zhvilluan me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë u diskutua për prioritet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit siç janë lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, parandalimi i dhunës në familje si dhe sjellja e punonjësve të policisë sipas kodit të etikës.

Tags: ekspertiza mjekesoreenea ftoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.