Rudina Hajdari për dekorimin e Mazrekut: Akt i shëmtuar, nuk ka hapësirë...

Rudina Hajdari për dekorimin e Mazrekut: Akt i shëmtuar, nuk ka hapësirë për ta justifikuar

119
0
Shares

Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, është shprehur Rudina Hajdari .

Rudina Hajdari, e bija e Azem Hajdarit, tashmë deputete,  nuk ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur pas vendimit për dekorimin e Mazrekut.

Deputetja e  ka cilësuar si një akt të shëmtuar për popullin shqiptar, për shkakun se vetë Mazreku ishte njeriu që bëri një akt të tillë.

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Në historinë shqiptare Gafurr Mazrreku njihet si i vetmi njeri që ka shkrehur një armë në ambientet e Parlamentit. Ishte viti 1997 kur Mazreku, atëherë deputet i Partisë Socialiste, qëlloi në drejtim të rivalit të tij demokrat, Azem Hajdari, duke e plagosur atë. Për këtë, Gafurr Mazreku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas nderohet nga Këshilli Bashkiak i Hasit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY