Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lëvizja (e përfolur) milionere e Fevziut drejt TCH dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve

05/06/2018
INTERVISTA/ Fevziu: “Opinion” nga Klan në Top Channel? – Ja bisedat me Frangajn dhe Blushin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tashmë është bërë publike mundësia e lëvizjes së Blendi Fevziut nga Tv Klan drejt Top-Channel. Në vetvete ky nuk është ndonjë lajm që ka interes publik, por duke qenë se mediat kryesore në vend janë paradhoma të pushtetit, zhvillimet në fjalë meritojnë të trajtohen.

Kështu, pak muaj më parë disa media kërkuan të trondisnin psikologjikisht drejtuesen e Top-Channel me largimin e drejtorit Sokol Balla, ikja e të cilit u trajtua si një humbje e parikuperueshme. Në fakt e kundërta ndodhi. Balla humbi vizibilitetin dhe rëndësinë dhe Top-Channel jo.

Sot është radha e Fevziut që të japë goditjen në treg dhe sipas burimeve nga Top-Channel oferta për të është 45 milionë lekë (të vjetra) në muaj (me gjasë një pagesë më e lartë sesa e vetë drejtorit Ben Blushi). Bëhet e ditur se arsyet e largimit nga Tv Klan lidhen jo vetëm me pagesën, për të cilën Fevziu shpesh thotë se ka jo shumë rëndësi, por edhe me prezencën e tij të përdithshme në ekran. Nga informacione të ndryshme thuhet se Frangaj ka planifikuar të riorganizojë kohën televizive në bazë të shikueshmërisë, duke shmangur prezencën e Fevziut dhe emisionit të tij për katër ditë në javë. Duket se këtë favor gazetarit në fjalë po ja bën TCh, shoqëruar edhe me një pagesë të majme, sigurisht në kohezion me drejtorin-mik, Ben Blushi.

Pagesa eventuale e z. Fevziu është çështje private, por ajo është e tillë saqë patjetër do të diskutohet në mjediset gazetareske. Si mundet të përligjet nga një kompani që kërkon të ecë përpara kjo diferencë në pagesë mes një gazetari që drejton një emision, i cili nuk vlerësohet nga televizioni ku transmetohet aktualisht dhe reporterëve apo redaktorëve të newsroom?

Cilado qoftë vlera e emisionit, që padyshim është jo e vogël, për ata aqë ndjekin Tv Klan dhe Top-Channel është e qartë se profesionalisht, ai nuk ka të krahasuar me vlerën e redaksisë së lajmeve që është arma, fytyra dhe përmbajtja themelore e këtyre dy televizioneve.

Si mund të punojë në këtë klimë deprimuese një reporter të cilit i kërkohet të klimatizohet me “revolucione” drejtorësh, kundrejt një pagese minimale dhe që lëviz ngadalë dhe për një punë që në televizione po mbetetet anonime?

Kjo nuk është çështje e zilisë për pagën, por e realizmit në menaxhim. Është zotësi e madhe t’i marrësh pronarit të kompanisë – që gati sa nuk publikoi një elegji për ikjen e Sokol Ballës- një pagë të tillë. Atë mund edhe ta përdorësh mirë, nuk është rasti i parë në këto 25 vjet që pronarë me gjithfarë kompleksesh përdoren mirë nga “profesionistët e fushës”. Por pasoja që mbetet është jo e vogël. Në një redaksi të tillë është e vështirë të punohet dhe të mbetet diçka nga profesioni kur vihen vija të dallueshme mes një aristokracie fiktive dhe një proletariati që nuk po afirmon dot forcën e vet pse nuk e njeh ende. Por këto janë spekullime derisa çdo gjë të konfirmohet zyrtarisht dhe lëvizja e z. Fevziu të jetë fakt. ResPubilca

Tags: blendi fevziuTop channeltv klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.