Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Kush janë arsyet që Euro po shënon rënien më të fortë në histori?

05/06/2018
Qeveria pranon përfundimisht dështimin me investimet e huaja, ekonomia mbahet nga TAP dhe Kaskada e Devollit
Share on FacebookShare on Whatsapp

EURO sa vjen edhe shënon rënie më drastike.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë.

Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.
Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.

Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet. në tregun e brendshëm ra dhe dollari me 0.3 lekë (106.16 lekë) dhe të gjitha monedhat e tjera, të cilat u tërhoqën nga nëncmimi i euros, që është monedha e huaj bazë ë tregun e brendshëm.

Arsyet e rënies së euros në tregun e brendshëm, sipas ekspertëve mbeten komplekse:

-Së pari, është ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm.

-Së dyti, janë burimet formale të hyrjes së valutës, si investimet, remitancat, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, por efektin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Numri i turistëve të huaj është rritu ndjeshëm këtë verë dhe sezoni si asnjëherë tjetër ka filluar që në maj dhe pritet të zgjasë në tetor, teksa hotelet raportojnë se janë pothuajse 100% të prenotuara.

-së treti, dy muajt e fundit ndikim ka dhënë procesi i konvertimit të kapitalit të bankave që kanë qenë në proces shitblerje, që po këmbejnë kapitalin nga euro në lekë, duke rritur në këtë mënyrë ofertën në valutë.

-së katërti, këtyre faktorëve u është shtuar dhe efekti psikologjik, me njerëzit që po nxitojnë të këmbejnë valutën, në pritje të rënies së mëtejshme të saj.

-së pesti, në kahun tjetër ka një rënie të qarkullimit të parasë vendase në treg. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill, paraja gjithsej (agregati M3) arriti në 1.23 trilionë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2017, ky tregues ka rënë me 36 miliardë lekë (apo rreth 270 milionë euro), që është dhe tkurrja më e fortë historike, të paktën që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Në krahasim me fillim e këtij viti, euro ka rënë me 9.26 lekë, ose 7 për qind, duke shënuar rënien më të madhe të dekadës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, euro ka rënë me 3.14 lekë.

Ekspertët presin që të paktën për sezonin e verës, euro të vijojë të jetë e dobët, për shkak të efekteve sezonale.

Më të humburit nga euro e dobët janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë më pak para për çdo euro që marrin nga partnerët e huaj. Ata i kanë dërguar disa herë letra institucioneve zyrtare si Ministria e Financave dhe Kryeministrit, ku i kërkojnë që të merren masa për të frenuar humbjet e tyre, që më vonë mund të reflektohen në shkurtimeve të vendeve të punës. /Monitor

Tags: Arsyeeurorenie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.