Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në Vilën Çabej me Ylli Demnerin

03/06/2018
Në Vilën Çabej me Ylli Demnerin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ylli Demneri kishte udhëtuar nga Parisi për të ndarë me miq dhe pasionantë të librave botimin e tij më të fundit, “Më kujtohet 2”. Një libër merr më shumë kuptim kur ndahet me miq ashtu si gëzimi që bëhet më i plotë kur je pranë njerëzve të duhur.

Nëse në promovime librash është e vështirë të bësh bashkë njerëz në një hapësirë, me librat e Yllit ndodh ndryshe. Ndoshta karakteri i tij, një lloj mirësie që ndjehet nga larg i bën lexuesit të mos humbin takimin e rastit. Ndoshta dhe letërsia që ai shkruan e cila ka një aftësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me lexuesin. E teksa ora afronte 18.00 të 31 majit në Vilën Çabej po hynin një e nga një miq e të panjohur për të mbushur sallën ku shkrimtari kishte takimin. Mes tyre dhe personazhe të njohur si Edmond Tupja, Virion Graci, Vera Bekteshi për ta kthyer këtë takim jo thjesht në një promovim libri, por në një komunikim mbi letërsinë sot.

Nëse për shumë njerëz fëmijëria është një poezi e humbur, për Demnerin ajo është një poezi e cila shndërrohet në rreshta të cilat nisin historinë e një libri. “Më kujtohet 2” nis pikërisht me rrëfimet e gjyshes. “Më kujtohet gjyshja kur më thoshte: “E mbushe shtëpinë, o zogu i nonës!”, sa herë që kthehesha nga kampi i pionierëve, zbori, aksionet, apo, më vonë , shërbimet në punë. Dhe pasi më puthte, shtonte:”Pu!pu! U dukte shtëpia bosh…”.  Më pas lëkundet sërish në ëndrrat e vogëlisë kur “i vogël,e kapte gjumi në prehrin e gjyshes dhe ndjente dorën e saj që ia kalonte mbi flokë, duke i kënduar me zë të ulët ninulla të kohës së saj”.

Nëse keni kohë që nuk keni hapur albumin fotografik të së shkuarës mund të kërkoni ta bëni sapo ta mbaroni së lexuari këtë libër. Ndjesia e parë që të krijohet është udhëtimi në kohë. Vetë rrëfimet e shkurtra në këtë libër, ndërtojnë një nga një kujtesën. Nga një faqe në tjetrën ti udhëton në Tiranën e para viteve 90-të, ndalesh në rrugë e rrugica, takon personazhe e ngjarje, apo sheh hënën e një nate vere. Ylli nuk ka dashur të lejë jashtë kujtesës asgjë, duke rindërtuar një histori të së shkuarës. “Më kujtohet nëna me bigudi në kokë. Të dielave, pasi kishte pastruar shtëpinë, larë rrobat, bërë gjellën e hekurosur”.

Po historitë e nënave janë më të forta në kujtesë. “Më kujtohet sikleti kur, nëna më thoshte të bleja pak birrë për flokët. Uh çfarë sikleti! Sepse duhej thënë: “Pak birrë për flokët, apo mami më ka dërguar për pak birrë për flokët”, para të gjithëve në restorant”.

Kujtesa e Yllit është kujtesa jote, e historitë e tij thjesht ringjallin të tuat.

Në një kohë të krize të shoqërisë dhe një debati gjithnjë në rritje për identitetin ky libër i shkruar thjesht na kujton se e shkuara nuk është thjesht e shkuar por identitet. Ruajtja e saj është një detyrë parësore dhe qëllim i letërsisë.

“Më kujtohet buzëqeshja e mrekullueshme e Francoise Giroud (edhe pse e moshuar), kur u ndeshëm rastësisht sy më sy ndërsa kalonte mes korridorit të avionit (siç duket vinte nga WC) të linjës Ljubjana –Paris. Gjatë kohës së luftës në ish Jugosllavi).

E Giroud nuk vjen rastësisht në kujtesë. Gruaja e trazimeve të mëdha e udhëtare në kërkim të së vërtetës vjen si një shndritje e kujtesës mbi kërkimin e pafund të dijes në sytë e të panjohurit që e panë me ngulm.

Me një histori të tijën në letërsi, ndërtuar fillimisht përmes letrave të dashurisë e më pas copëzave të mbetura në kujtesë Ylli Demneri i jep jetë letërsisë së fragmentizuar e në të njëjtën kohë tregon një modernitet të prozës bashkëkohore shqipe. Nëse nuk e keni lexuar akoma këtë autor, duhet të bëni!

 

 

Tags: "me kujtohet"promovimylli demneri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.