BLEDI KASMI/Vegla e Ramë-Ballës i maskuar si myfti

BLEDI KASMI/Vegla e Ramë-Ballës i maskuar si myfti

196
0
Shares

E turpshme dhe e dënueshme se si një klerik të zhvishet nga mesazhet përbashkuese në qëllim të së mirës dhe drejtësisë në këto momente të veçanta për besimtarët myslimanë dhe të veshë kostumin politik për ti shërbyer një kaste qeverisëse të lidhur me drogën dhe korrupsionin.

Ylli Gura, i cili shfaqet në media me urdhër të Ramë-Ballës sa herë kanë ndonjë hall politik, vesh petkun e fetarit si kryemyfti i Tiranës dhe lançon në media mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me besimin e njerëzve tek Zoti, por me besimin që ata duhet të kenë sipas këtij palo myftiu tek qeveria.

Mesazhi i dhënë prej tij pak orë më parë ishte se politika nuk duhet të prekë shenjtërinë e muajit të Ramazanit dhe se njerëzit nuk duhet të merren me politikë në këtë muaj. E kundërta është e vërtetë. Njerëzit në këtë muaj do të duhet të kërkojnë edhe me më shumë forcë drejtësinë e munguar dhe dijetarët e islamit thonë se nuk duhet ndërprerë puna gjatë muajit të agjërimit.
Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shteti.
Atëhere cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë duke u kthyer prej kohësh në një axhami?

Arsyeja që e kanë detyruar këtë klloun të qeverisë të bëjë një deklaratë të tilllë nuk ka asnjë lidhje me besimin dhe Zotin, që ai si hipokrit thotë se i shërben , por me hallin e qeverisë, ministri i Brendshëm i së cilës është kapur familjarisht në flagrancë droge. “Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit”, thuhet në librin e shenjtë të myslimanëve.

Kthejuni pamjeve filmike të lutjeve të faljeve të Bajramit të një dhe dy viteve më parë dhe do të dëgjoni të vetmin myfti në botë që në një ceremoni të tillë fetare nuk falenderon Zotin përpara besimtarëve , por falendron kreun e qeverisë. E keni me zë dhe më figurë këto mesazhe të këtij palo-myftiu që ka harruar misionin të cilit duhet ti shërbente dhe është vënë prej kohësh në shërbim të së keqes.

Ky është një myfti që thotë se përçon mesazhe duke u nisur nga libri i shenjtë i myslimanëve, ndërsa në realitet bën atë që është më e urryera për myslimanët, krijimin e idhujve ndër besimtarët dhe kjo ndodh sa kohë për të, Zoti nuk është Allahu, por Rama, të cilit ai i shërben politikisht si një vegël qorre.

“Thuaj: O ju pabesimtarë!/ Unë nuk adhuroj atë që adhuroni ju!/ As ju nuk jeni adhurues të Atij që adhuroj unë!/ Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që adhuroni ju!/ Po as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që adhuroj unë!/Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!” Besimtarët duhet ta kenë të qartë se këto vargje janë kuptimplota për këdo të devijuar si puna e veglës së Ramë-Ballës, që ka vendosur të na e paraqesë Partinë-shtet dhe krimin që ajo përfaqëson si besimin e ri për tu adhuruar në vend të Zotit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY