Në futbollin grek dhuna nuk ka të ndalur. Rasti më i fundit është regjistuar në finalen e Kupës së Greqisë, mes AEK dhe PAOK.
Tifozët e këtyre dy skuadrave nuk kanë marrë mësime nga dënimi që i është dhënë para pak muajsh , duke shkaktuar sërisht trazira. Përpara startit të ndeshjes, dy tifozeritë i vendosën flakën stadiumit, ndërsa policia përpiqej të shmnagte përplasjen mes grupimeve.
Kujtojmë që pak muaj më parë presidenti i PAOK, Ivan Savvidis, u fut në fushë i armatosur.
Greqia është ende duke u përballur me kërcënimin e pezullimit nga FIFA, përveçse nëse federata dhe klubet e tyre përmbushin një listë reformash.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/