Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet

09/05/2018
DETAJE/ Elbasan, ja personi që çoi në zbulimin e rrjetit të korrupsionit në Universitet, nga nisën hetimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur detaje të reja mbi goditjen e grupit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, ku i përfshirë ishte dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane me dy pedagoge.

Prokuroria sqaron se hetimet për zbulimin e këtij grupi kanë nisur që në vitin 2017, në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, ku më pas janë zbuluar dhe personat e tjerë.

Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal datë 20.09.2017, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafet 1 dhe 2 të K.Penal.

Ky procedim është bashkuar edhe me procedimin penal nr. 1702 të vitit 2017 për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 në ngarkim të personit nën hetim Petrit Kodra, të regjistruar gjithashtu nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Procedimi penal është filluar kryesisht nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Informacionet janë siguruar nga kryerja e veprimeve hetimore, nga procedime penale të ndryshme të regjistruara më parë në këtë prokurori.

Hetimet janë kryer në vijimësi nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë Qarkut Elbasan. Në kuadrin e zbardhjes së rrethanave të faktit nga prokuroria janë përdorur metodat speciale të hetimit për grumbullimin e provave.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, është arritur të krijohet dyshimi i bazuar në prova se nga ana e disa shtetasve dhe profesorëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, janë kryer veprime që inkuadrohen në veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 I Kodit Penal.

Me vendimet e datës 08.05.2018, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë pranuar kërkesat e prokurorit të çështjes për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasit si më poshtë:

1. Albert Riska – me detyrë pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

2. Elvira Lumi – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

3. Erjola Calja – me detyrë pedagoge pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

4. Petrit Kodra – shtetas

5. Admirim Kala – shtetas

6. Adem Ngjela – shtetas

7. Marjus Calja – shtetas.

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye mbrëmjen e datës 08.05.2018. Këta persona dyshohet se ushtronin ndikim te pedagogët apo pranonin ndikime nga shtetas të ndryshëm me qëllim favorizimin për nota kaluese për studentët e këtij universiteti në Fakultete të ndryshme kundrejt shpërblimeve të padrejta.

Tags: arrestimeElbasanprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026
Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

Këlliçi: 100 ditë protestë, qytetari është më i fortë dhe autokrati Rama më i dobët

07/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

I dërguari i Trump në Kryegjyshatën Bektashiane: Populli shqiptar duhet të shprehet për shtetin bektashi

07/09/2026
Matura shtetërore 2015, publikohen datat e provimeve

ChatGPT në shkolla, udhëzuesi i ri përcakton përdorimin e AI nga mësuesit dhe nxënësit

07/09/2026
PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

PD takim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit

07/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.