Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Piloti i famshëm i Formula 1 hap restorant në Durrës

03/05/2018
Piloti i famshëm i Formula 1 hap restorant në Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jarno Trulli, ish piloti i famshëm i Formula 1 sjellë markën e tij të restoranteve edhe në vendin tonë, në qytetin e Durrësit. Bar-restoranti me emrin “Italy” u inaugurua në mbrëmjen e së Mërkurës, ku ishte i pranishëm edhe vetë sportisti i garave të shpejtësisë.

I vendosur në shëtitoren “Taulantia” buzë detit, investimi më i fundit italo-shqiptar vjen në fushën e kulinarisë dhe verërave. Në një hapësirë e kuruar me estetikë bar restorant “Italy” sjellë kuzhinën italiane, verërat e tashmë të njohura për cilësinë dhe shijen e tyre dhe më kryesorja të shëndetshme.

Në ceremoninë inauguruese me të ftuar të shumtë nga institucionet kryesore të qytetit, investitorëve të ndryshëm por edhe admirues të ish pilotit të Formula 1, Jarno Trulli foli për këtë bashkëpunim të tijin, më të fundit në qytetin bregdetar të Shqipërisë.

“Kisha dëgjuar për vendin tuaj nga shumë italianë dhe thashë të shkoj ta shoh. Ja ku jam, në Durrës për të parë nëse ekonomia këtu është e interesuar për produktin “Jarno”. Unë eksportoj verë në shumë vend të botës, përfshirë edhe Rajonin e Ballkanit, Shqipëria më mungonte. Kam sjellë në vendin tuaj lloje të ndryshme verërash, nga Rajoni i Abruzzo-s, nga edhe jam. Verërat janë të cilësisë mbi mesataren dhe shpresoj shumë që klientët ta pëlqejnë. Ky restorant do të na shërbejë për të kuptuar se çfarë kërkon tregu shqiptar”, tha Jarno Trulli.

Për kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ky është një investim në të mirë të imazhit të qytetit.

“Italy” nuk do të shërbejë vetëm si restorant por edhe si bar. Për shërbimin është përzgjedhur një staf  i kualifikuar si në kuzhinë dhe në pjesën e barit. Si çdo investitor i rëndësishëm, e aq më tepër kur është i famshëm objektivi është që restoranti të shndërrohet në një pikë referimi.tvklan

Tags: jarno trulli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.