Në një prej urbanëve të kryeqytetit është krijuar një situatë aspak e këndshme, ku shoferi i autobusit ka shfaqur papërgjegjësi në drejtimin e mjetit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë.
Personi që ka filmuar ngjarjen e ka dërguar videon te faqja “Lolita” në rrjetin social “Facebook”, ku ka denoncuar rastin në fjalë. “Jemi ankuar kot për çmimin e biletës së autobuzëve. Tani shërbejnë edhe si autoshkollë!”, thuhet në përshkrimin e videos.
Nga pamjet shihet se si shoferi ka lejuar një pasagjere që të kontrollojë drejtimin e timonit.
Edhe pse situata është shoqëruar me të qeshura, ashtu siç dëgjohet edhe në video, një sjellje e tillë nuk është aspak normale pasi mund të jetë burim aksidenti.
Jemi ankuar kot për çmimin e biletës së autobuzëve. Tani shërbejnë edhe si autoshkollë!
Publiée par Lolita. sur mercredi 2 mai 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/