Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI “GULF”/ Policia i fshehu Prokurorisë denoncimet e qytetarëve

24/04/2018
SKANDALI “GULF”/ Policia i fshehu Prokurorisë denoncimet e qytetarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çështja e hetimit për mashtrim të administratorit dhe menaxherit të kompanisë “Gulf” merr përmasat e një skandali që ka të bëjë me veprimet e institucioneve shtetërore. Së pari ngjarja nisi me heshtjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme për faktin nëse Irakli Svanidze dhe Albano Aliko ishin vënë apo jo në kërkim.

Njoftimin për këtë çështje Policia e Shtetit e dha zyrtarisht vetëm në datën 21 prill, pra një ditë pas kallëzimeve për mashtrim dhe pasi klientë të ndryshëm po përballeshin me mungesë shërbimi për tollonat e shpërndarë nga kompania.

Në datën 21 prill në faqen zyrtare të Policisë, njoftohet se, “në datën 19 prill u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit I.S dhe A.A vjeç 40 e 49, banues në Tiranë, administrator dhe menaxher të një shoqërie private, pasi me anë të mashtrimit, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme lekësh. Nenet 143 e 194 të Kodit Penal”.

Për tri ditë me radhë Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar që të ketë marrë nga Policia e Shtetit në dorëzim materialet në fjalë. E kontaktuar nga ResPublica, koordinatorja e Prokurorisë së Tiranës, Lorena Salillari, tha se: materialet në fjalë janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Tiranës në datën 23 prill 2018.

Kjo është një distancë kohore prej katër ditësh që nga momenti kur dy personat u kallëzuan nga qytetarë të ndryshëm. Skandali për këtë sjellje është shumë i madh, pasi pre e mashtrimit kanë rënë edhe kompani të mëdha në tregun e hidrokarbureve dhe madje edhe institucione shtetërore.

Policia ka vënë në ndjekje aktive shtetasin Albano Aliko që në datën 19 prill dhe kjo figuron në sistemin e kalimit me jashtë por ajo ka referuar materialet në Prokurori vetëm në datën 23 prill edhe pse zyrtarisht pretendon se e ka bërë një gjë të tillë më 19 prill.

Albano Aliko
Tags: gulfhetimetpoliciaprokuroria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

SPAK zbardh vrasjen e Gentian Qarrit në Vlorë, lëshohen 7 urdhër-arreste

07/03/2026
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.