DURRËS/Dy vëllezër rrahin barbarisht biznesmenin

DURRËS/Dy vëllezër rrahin barbarisht biznesmenin

167
0
Shares

Dy vëllezër kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë rrahur barbarisht një sipërmarrës 33-vjeçar nga Durrësi. Biznesmeni u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer. Ngjarja është rregjistruar pasditen e së dielës, 16 prill  në zonën e Plazhit.

Sipas policisë, dy vellezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike).  Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rrahur barbarisht 33-vjecarin dhe më pas e lanë sërish të lirë.

Mësohet se vëllezërit kanë bashkëpunuar edhe me shtetasin Gjergji Qirici nga Tirana. Sipas burimeve nga policia, vëllezërit përdoren makinën (Audi) e shokut të tyrë Gjergji Qirici për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me origjinë nga Berati dhe më banim në Durrës.

Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës. Duket kur agresorët kanë ndjerë policinë e kanë lënë të lirë te Ura e Dajlanit, ndërsa në drejtimin e makinës ndodhej Gjergji Qirici, ndërkohë dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi në këmbë.

I tromaksur, 33-vjeçari i është drejtuar policisë për mbrojtje duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer prej 13 mije eurosh. Ai u kishte blerë një apartament vëllezërve dhe u kishte edhe 13 mije euro për të plotësuar shifrën për të cilën kishin rënë dakord.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY