Emrat e dy diplomatëve shqiptarë që u dëbua nga Moska

Emrat e dy diplomatëve shqiptarë që u dëbua nga Moska

208
0
Shares

Dy diplomatët e dëbuar nga Rusia janë Arben Doçi, këshilltar pranë Ambasadës shqiptare,  dhe Albert Jerasi që mban funksionin e zv.Ambasadorit, bëjnë të ditur burime diplomatike.

Më parë autoritetet shqiptare kishin dëbuar nga Tirana Sekretarin e Parë të Ambasadës ruse dhe atasheun ushtarak të Federatës së Rusisë në Shqipëri.

Kremlini ka përdorur të njëjtën proçedurë për largimin e diplomatëve, ashtu sikundër u veprua edhe nga Tirana zyrtare.

Ministria e Jashtme ruse thirri sot ambasadorët e vendeve perëndimore që kanë dëbuar diplomatë rusë, për t’u dorëzuar atyre nota proteste dhe për t’i informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.

Vendet e njoftuara sot për dëbimet ishin 23, mes tyre edhe Shqipëria ndërsa numri i diplomatëve të dëbuar shkon në 150.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY