Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Habit Alket Hyseni: Ja me se i këmbeva 11 mijë metër katrorë tokë në bregdet

24/03/2018
Habit Alket Hyseni: Ja me se i këmbeva 11 mijë metër katrorë tokë në bregdet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti socialist Alket Hyseni e quajti një akuzë të montuar atë të zonjës Irini Bua, e cila gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” denoncoi përvetësimin e tokës së saj në mënyrë të paligjshme, duke drejtuar gishtin nga parlamentari i Partisë Socialiste.

Por deputeti i Sarandës thotë se nuk e njeh zonjën, ndërsa tregon se ka shkëmbyer disa apartamente, njësi dhe garazhe të fituara para vitit 2010 nga të ardhura që ai i quan të ligjshme dhe të deklaruara, me një sipërfaqe toke bujqësore, të cilën shton se e ka shitur vitin e kaluar.

“Toka bujqësore është fituar nga një AMTP (tapi) në emer të kunatit të zonjës që akuzon, e marrë para dhjetëra vitesh dhe e regjistruar me vendim gjykate. Është transferuar me kontratë noteriale para disa viteve tek një person i tretë, përpara se të kalonte në pronësinë time të përkohshme. Nuk e njoh fare përfituesin fillestar të kësaj prone (kunati i zonjës Bua). Ndërkohë zonja nuk ka përfituar sipërfaqe toke pasi nuk ka qenë banore e fshatit Dhërmi në vitin 1991, dhe nuk i takon sipas ligjit. Nëna e bashkëshortit të zonjës, Athina Bua, ka përfituar tokë bujqësore si banore e fshatit nëpërmjet një AMTP tjetër që s’ka lidhje me të kunatit”, thotë Hyseni.

Sipas deputetit socialist, edhe gjyqësori i ka thënë zonjës Bua se i ka të pabazuara akuzat.

“Janë regjistruar me vendim gjyqësor në kohën e qeverisjes së PD ku përcaktohet qartë se janë parcela të ndryshme. Për këtë sipërfaqe të AMTP-së së dytë ka lindur konflikti familjar pas vdekjes së nënës së tyre, lidhur me trashëgiminë testamentare. Zonja Irini Bua dhe bashkëshorti i saj, rezulton se i kanë humbur disa beteja gjyqësore dhe kanë bërë disa kallëzime penale në vite ndaj shumë personave dhe institucioneve, madje edhe ndaj meje, por që janë pushuar si të pabazuara”, vijon ai.
Duke i cilësuar akuzat si shpifje të ulëta të nxitura politikisht, Alket Hyseni fton zonjën Bua që të mos bëhet instrument për konsum politik dite, me synim baltosje dhe shmangie të vëmendjes nga problemet e opozitës, që sipas tij lidhen me financimet me para të pista dhe të dyshimta nga oligarkë rusë. TCH

Akuza e Irini Bua

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, një zonjë e quajtur Irini Buo, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën në Dhërmi. Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë, raporton TPZ.

“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim”.

Tags: alket hysneibregdetirini buaProna

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.